-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dhjetë metoda për shërimin e dekoncentrimit në namaz

Më të lexuarat

Namazi1- Ta kujtosh lartëmadhërinë e Allahut, azze we xhel-le.

Para se ta falësh namazin, duke thirrë ezani, a ke menduar ndonjë herë se Allahu të thërret të takoheni në namaz?!

2- Vendosmëria e fortë dhe përqëndrimi në namaz, ashtu që Allahu të pranoj atë (namazin) dhe kërkimi i mbrojtjes së Allahut, nga djalli.

3- Në namaz jemi në bisedë me Allahun, andaj të mos e falim atë vetëm për ta kryer obligimin, por kur lexojmë kaptinën Fatiha (Elhamin) të ndihemi se jemi duke biseduar me Allahun.

4- Meditimi i kuptimeve dhe çdo fjalë gjatë namazit me zemër, mendje dhe gjuhë. Allahu ka thënë: “Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit”. (Mu’minun, 2)

5- Mos shikimi drejt qiellit.

Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Ata të cilët i ngritin shikimet e tyre drejt qiellit – gjatë namazit, duhet t’i japin fund kësaj vepre, ose në të kundërtën nuk do të shikojnë më.”

6- Mos lëvizjet, sepse Allahu vendos fytyrën e Tij përballë fytyres se namazliut derisa (namazliu) nuk lëviz.

7- Mos hapja e gojës, sepse ajo është nga djalli, e sidomos në namaz.

8- Mos dyshimi në abdest dhe numrin e rekateve, por të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga djalli, dhe të plotësojë namazin e tij.

9- Mos ulja dhe ngritja e zërit shumë, por e bënë aq sa ta dëgjojë veshi i tij.

Allahu ka thënë: “E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, por as mos e ul tepër në të, e mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare”. Isra 110

10- Përsosëshmëria e namazit edhe atë duke plotësuar çdo kusht, vaxhib apo sunnet brenda namazit.

Përktheu: Valdet Kamberi

Burimi: www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit