Hoxha nga Maqedonia, Bekir Halimi përmes llogarisë së tij në Twitter ka bërë thirrje për qetësi dhe mos reagim nga situata, sepse sipas tij do të qetësohet situata shumë shpejtë, por kjo tregon edhe niher se parlamenti maqedon është i uzurpuar.
Ja statusi i tij i plotë:
“Esselamu alejkum ve rahmetullai ve berekatuhu Situata eshte tejmase e ndijshme, por ngelet qe populli shqiptar te jete i qete dhe te mos vepron asgje ne drejtim te nxehjes se situates sepse kjo nuk i ndihmon asgje situates. Kjo gjendje nuk ka mundesi me eskalu me shume, por me lejen e Allahut do te qetesohet, sepse keta qe kane okupuar parlamentin jane duke bere padrejtesi edhe popullit edhe shtetit.”