1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

ROKETSAN-i prezanton në IDEF sistemin raketor turk, “KAAN”

Më të lexuarat

Sistemi raketor “KAAN”, prodhuar nga kompania turke “ROKETSAN”, pioniere e programeve kombëtare raketore dhe kundërajrore të Turqisë, do të ekspozohet për herë të parë në Panairin 13. Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF)…

Sistemi raketor “KAAN”, prodhuar nga kompania turke “ROKETSAN”, pioniere e programeve kombëtare raketore dhe kundërajrore të Turqisë, do të ekspozohet për herë të parë në Panairin 13. Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF).

ROKETSAN-i do të bëjë një nga surprizat më të mëdha të edicionit 13. të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, ku prodhimet e teknologjisë së fundit të industrisë mbrojtëse do të bëjnë “sfilatë”.

Në këtë panair me famë botërore, i cili do të organizohet nga data 9 deri më 12 maj në Qendrën e Panaireve dhe Kongreseve TUYAP të Stambollit, ROKETSAN-i do të prezantojë raketën dhe sistemin e armëve “KAAN”.

Raketa “KAAN” me diametër 610 milimetra, projektuar dhe prodhuar nga kompania turke ROKETSAN, siguron mbështetje efektive për njësitë manovruese duke hapur zjarr intensiv kundër objektivave me prioritet të lartë në të gjitha kushtet atmosferike dhe të terrenit, qoftë natën edhe ditën.

Sistemi raketor “KAAN”, një forcë parandaluese me rreze të gjatë veprimi dhe aftësi zjarri intensiv, mund të përdoret gjithashtu në një gamë shumë të gjerë misionesh të rëndësishme që nga operacionet për mbështetjen e paqes e deri në sulme me zjarr.

http://www.trt.net.tr/shqip/video/turqia/roketsan-prodhon-rakete-artileri-122-mm

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit