9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Deputetët turq bojkotojnë seancat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Më të lexuarat

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli AA njoftoi se deputetët e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (AK) dhe Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) nuk do të marrin pjesë në seancat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

Në një prononcim për AA, kreu i grupit turk në KE, Talip Küçükcan tha se veprimi i deputetëve turq vjen si pasojë e vendimit skandaloz të cilin APKE e morri për Turqinë.

“PACE bëri një vendim skandaloz, të cilin e dënoj fuqishëm. Vendimi për ta futur Turqinë në listën e vëzhgimit nga APKE është jashtëzakonisht i gabuar”, tha Küçükcan.

“Është një vendim i cili i inkurajon terroristët dhe puçistët”, tha më tej Küçükcan, sipas të cilit, veprimi arsyeton ata të cilët tentuan të përmbysin qeverinë dhe të vrasin presidentin Recep Tayyip Erdoğan .

Delegacioni i Turqisë në PACE përbëhet nga gjithsej 18 anëtarë.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dje miratoi një vendim për futjen e Turqisë në procesin e një lloji të “mbikëqyrjes së përforcuar”.

Në Asamblenë e Përgjithshme të KE-së të mbajtur në Strasburg është zhvilluar një debat mbi raportin me titull “Funksionimi i institucioneve demokratike në Turqi”.

Gjatë votimit të projekt-rezolutës, 45 deputetë ishin “kundër”, 113 prej tyre ishin “pro”, ndërsa 12 abstenuan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit