“Vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për të monitoruar sërish Turqinë është një operacion politik pa kurrfarë motivacioni dhe kuptimi”, deklaruan të martën burime nga Presidenca turke…
“Vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për të monitoruar sërish Turqinë është një operacion politik pa kurrfarë motivacioni dhe kuptimi”, deklaruan të martën burime nga Presidenca turke.
PACE-ja miratoi gjatë mesditës së të martës vendimin për të filluar përsëri procesin e monitorimit të Turqisë.
Menjëherë pas votimit, deputetët turq në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e cilësuan këtë vendim si një lojë të pistë dhe dashakeqëse.
Ndërsa Ministria turke e Punëve të Jashtme theksoi se vendimi i PACE-së reflekton mungesën e largpamësisë së Bashkimit Evropian.