16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Binali Yildirim: Evropa është duke masakruar vetë vlerat e saj

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi se Evropa është duke masakruar vlerat e saj, gjatë një interviste ekskluzive mbrëmjen e të hënës në Pallatin “Çankaya” për kanalin televiziv “Bloomberg”…

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi se Evropa është duke masakruar vlerat e saj, gjatë një interviste ekskluzive mbrëmjen e të hënës në Pallatin “Çankaya” për kanalin televiziv “Bloomberg”.

Binali Yildirim e ftoi Bashkimin Evropian që të veprojë me sinqeritet në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Union.

“Fillimisht ata duhet të vijnë dhe të shpalosin vizionin e tyre. A do të vazhdojnë të marrin rrugë me Turqinë apo jo? Këtë gjë duhet ta paraqesin në mënyrë të qartë, pa lënë vend për interpretime. Të shikojmë njëherë këtë vendim, pastaj edhe ne do të përcaktojmë rrugën tonë”, tha ai.

Nga BE-ja, vijoi kreu i Ankarasë zyrtare, ne dëgjojmë shpeshherë të flasin për vlerat evropiane.

“Çdo një në dy fjalë të tyre janë vlerat evropiane. Dakord, e kuptuam; por vetë ju po i masakroni këto vlera. Në këtë referendum popullor, ne s’pamë që ju t’u dilni zot vlerave evropiane”, u shpreh Yildirim.

Shefi i ekzekutivit turk nënvizoi se Ankaraja nuk është në atë pozicion që t’i paraqesë Brukselit një opsion.

“Vallë a apo i mban BE-ja premtimet e saj ndaj Turqisë? Këtë jemi duke parë dhe ky është pozicioni ynë aktual”, sqaroi ai.

Më tej, kryeministri turk foli gjithashtu për marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne mendojmë dhe shpresojmë që administrata e re amerikane nuk do të përsërisë gabimet e bëra në të kaluarën”, tha Kryeministri Yildirim, pa e bërë të gjatë në lidhë me këtë çështje.

Binali Yildirim u ndal më pas mbi Fondin Sovran të Pasurisë së Turqisë duke thënë se qëllimi i tij kryesor është të mbështesë, pa rënduar mbi buxhetin, projektet me përfitime në terma kohorë afatgjatë, ku vendi ka veçanërisht nevojë për burime; por edhe të menaxhojë shumë më mirë asetet dhe pasuritë publike.

“Fondin Sovran i Pasurisë, në një aspekt, është një mekanizëm, i cili parashikon që Turqia të angazhohet në veprime/transaksione me shanse të çdollojshme, të cilat do të mundësonin reduktimin e peshës së interesit në transaksionet financiare dhe do të prodhonin vlerë të shtuar për vendin, sidomos kur bëhet fjalë për investime të reja”, tha kreu i qeverisë turke.

Ai theksoi se objektivi i Ankarasë zyrtare është të shënojnë një rritje ekonomike në nivelin 4,4 për qind në 2017-n. Sipas tij, Turqia do t’i afrohet shumë këtij objektivi ose do të godasë në shënjestër, ndërkohë që në vend do të vijnë më shumë investime të huaja direkte.

Yildirim potencoi gjithashtu se do të reduktojnë barrën mbi punësimin dhe do të bëjnë një sërë hapash për rregullimin e jetës së punës duke jetësuar veçanërisht disa modifikime për të ardhmen, të cilat do të bëjnë të lumtur jo vetëm punëmarrësit, por edhe punëdhënësit.

Në fund, Kryeministri Yildirim sinjalizoi edhe përshpejtimin e investimeve infrastrukturore.

“Duke filluar nga ky vit dhe në vitet e ardhshme Turqia do të realizojë tashmë investime shumë të mëdha në transportin hekurudhor. Për të qenë më të qartë, ne do të investojmë në këtë fushë rreth 100 miliardë lira turke (afro 30 miliardë dollarë) gjatë 10 viteve të ardhshme”, siguroi shefi i qeverisë turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit