Një nënë e dy femijëve tregon se si është kthyer ne Islam pas ndihmesës që i bëri nje viktime që ishte dhunuar në baza morale si pjesë e punës së saj si police. Nje oficere e policisë së komunitetit Jayne Kemp, 28 vjeçe, vendosi të interesohej më shumë rreth besimit derisa po ndihmonte nje grua muslimane që vuante nga dhuna familjare. Pasi po bisedonte me muslimanë të tjerë në Twitter ajo mori inspirimin që të tërhiqet nga besimi katolik dhe t’i kthehet plotësisht besimit Islam në vitin e kaluar dhe tani ajo jeton krejtësisht me një jetesë islame. Ajo tani patrullon në rrugët e Eccles, Salford duke veshur hixhabin, shaminë tradiocionale dhe rregullon orarin e saj të ndrrimit për të marrë pjesë në çdo xhuma. Jayne një nënë e vetme qe ka një djale 9 vjec dhe nje vajzë 7 vjece u rikthye gjatë nje ceremonie te shehadedit ne prillin e kaluar dhe tani planifikon te ndryshoj emrin e saj ne Amina.
Ndersa femijet e saj kaluan diten e krishtlindjeve me babain e tyre ashtu qe mund ta festonin, ajo shkoi te nena e saj por i eshte dashur qe te gatuaj darken e saj ne menyre qe te jete ushqim hallall. Jayne e cila iu bashkua GMP-se në gushtin e vitit 2009 dhe jeton në Mançesterin Jugor tha: ” E tëra filloi kur në punë mu afrua një grua e cila ishte ndër ato qe përjetuan dhunën në baza morale. “ Aty ku punoj në Eccless është një xhami e madhe dhe një numer i madhë muslimanesh kështu që mendova se duhet të gjej më shumë lidhje me ta. Kam menduar se Islami është vetëm një besim që detyron gratë të jenë skllave në kuzhinë – por kuptova se ishte për të qenë zemërgjerë me pacientin, kohën dhe respektin për të tjerët.
Derisa po e studioja pashë ngjashmëri me katolicizmin dhe gjithashtu vlerat si kujdesi ndaj fqinjëve dhe respektimi ndaj të moshuarve sic tregojnë të vjetrit te rinjët më nuk e kanë.”Në atë kohë nuk kerkoja ndonjë besim tjetër por për çdo pyetje merrja përgjigje nga Islami, mendoj se kam ra në dashuri me të.”Tani ajo është duke punuar në shoqatën e muslimaneve policë të Mançesterit për të hartuar një rregullore për policët me hixhab dhe tunikë. Si nje çështje qe nuk ka qenë më parë e nevojshme. Jayne tha:” Kam qene e shqetësuar me atë se çfarë do të thonë kolegët e mi por ata kan qenë shumë të kuptueshëm.
“Njerëzit në Eccles kanë qenë shumë të drejtë – shumica as nuk flasin për atë. “Nëse fëmijët e mi kishin luftuar me mua që mos ti mbuloja flokët nuk do ta kisha bërë atë. “Ata dy kanë pyetur shumë për këtë, por kurrë nuk do të shtyjë Islamin mbi ta dhe ata do të rriten si katolikë. “Unë vetëm shpresoj se duke komunikuar mund të tregojë se është në rregull që një grua muslimane të punoj në polici dhe gjithashtu të ndryshoj stereotipet negative për Islamin.”
Jayne, e cila u rrit në Wythenshawe, tha: “Familja ime në përgjithësi janë përkrahës. Sa kohë që unë jam e lumtur, edhe ata janë të lumtur. “Kam qenë shumë e hapur për të lexuar dhe studiuar Islamin. Motra ime më tha një ditë se nuk me ka parë ndonjeherë kaq të lumtur. ” Jayne u ndihmua për të mësuar rreth Islamit nga Muhammad Manzoor, i cili drejton nje konto në Twitter per xhamine lokale nga Whalley Range..
Ai tha: “Unë u ndjeva i perulur ndaj Jayne, ajo mi bënte disa pyetje që më bën per të mësuar më shumë rreth Islamit. “Ajo ka gjetur këtë fe për veten dhe shpresojmë se kjo tregon se Muslimanët mund të kenë përzierje në shoqëri, pa kompromentuar besimin e tyre.”
Në shqip: Naim Berisha