-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vrasja e kambistit, 10 mijë euro për informatorët

Më të lexuarat

Policia e Durrësit ka vënë në dispozicion 10 mijë euro shpërblim për çdo informacion mbi autorët që grabitën dhe vranë kambistin 46-vjeçar Fatmir Kotarja, një ditë më parë në qytetin e Durrësit.

Për t’u ardhur në ndihmë, polica ka vënë në dispozicion numrin 0694118890, ku mund të kontaktojë kushdo që ka informacion mbi autorët e vrasjes.

Fatmir Kotarja, së bashku me të vëllanë, kanë qenë duke u kthyer në banesë, në afërsi të së cilës dhe janë sulmuar. Dy persona të armatosur u kanë zënë pritë dy vëllezërve, që po ktheheshin në shtëpi pasdreke me automjetin e tyre, ku ndodhej dhe sasia e parave të grabitura, që sipas vëllait të viktimës ishin 2,5 milion lekë.

Ngjarja ndodhi mesditën e së dielës, në sektorin “Iliria” të plazhit. 46-vjeçari Kotarja mësohet se është qëlluar nga grabitësit në këmbë, por ka humbur jetën teksa dërgohej në spital nga i vëllai.

Paraprakisht, mjekët e spitalit të Durrësit bëjnë të ditur se vdekja mund t’i ketë ardhur si pasojë e një infarkti të miokardit, pasi plaga e marrë nga arma nuk ka qenë vdekjeprurëse.

Tronditja, që ka pësuar kambisti nga gjithçka ka ndodhur në mes të ditës, ka qenë tepër e fortë. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur grupi hetimor dhe forca të shumta policie, që kanë nisur kontrollet në zonën, nga ku grabitësit u larguan me shpejtësi në këmbë.

Burimet policore bëjnë të ditur se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Vëllezërit Kotarja kanë një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrësit, ku punonin së bashku dhe dyshohet se grabitësit kanë studiuar më parë lëvizjet e tyre dhe kohën e kthimit në shtëpi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit