3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Synetia nga aspekti mjekësor

Më të lexuarat

Synetia (circumcisioni) gjatë historisë ka qenë temë emotive dhe shpesh pre’ e debateve irracionale. Viteve të fundit vërehet dukshëm tek mjekët një trend për kthimin sërish në praktikimin e synetisë tek të porsalindurit. Në dritën e rritjes së numrit të argumenteve shkencore mjekësore, të cilët tregojnë përparësitë e synetisë së fëmijëve meshkuj të porsalindur kolegjiumi pediatrik australian “College of Paediatrics”, në maj të vitit 1966 ka formuluar dhe miratuar qëndrimin e ri për këtë çështje. Në këtë dokument apelohet te mjekët që t’i njoftojnë hollësisht prindërit me përparësitë mjekësore të synetisë së fëmijëve.

 

Këshilla të ngjashme kanë dhënë edhe “Canadian Pediatric Society” dhe “American College of Paediatrics”, në të cilat përshkruhen përparësitë e synetisë. Vlen për ta theksuar mendimin e profesorit të universitetit të Sidnejit, dr. Brian J. Morris, i cili ka bërë hulumtime shkencore në fushën e virusologjisë dhe kancerit të organeve gjenitale. Profesori i përmendur thotë se nuk është as jehudi apo jurist, kështu që këtë temë e shikon racionalisht. Është fakt i qartë se shkaku i rritjes së rrezikut nga infeksioni te meshkujt e pa bërë synet qëndron në atë se pjesa e kokës së penisit e mbuluar me lëkurë përshpejton rritjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave. 90% të fëmijëve të porsalindur, të viteve 50 dhe 60 të shekullit XX në SHBA dhe Australi, kanë qenë të bërë synet menjëherë pas lindjes.

 

Atëherë synetia bëhej për shkak të higjienës, parandalimit të fimozës (inflamim i lëkurës së kokës së penisit) dhe si parandalim i kancerit të penisit. Dr. Edgar Schoen, kryetar i Grupit Punues për Synetinë në Akademinë Pediatrike të Amerikës, ka deklaruar se përparësia e synetisë rutinore të fëmijëve të porsalindur, si masë preventive shëndetësore e tejkalon rrezikun e kësaj ndërmarrjeje kirurgjikale. Kështu, në periudhën prej vitit 1985 – 1992, është rritur numri i të bërit synet tek meshkujt në vitet e pjekurisë. Dr. Schoen ka treguarse ekziston lidhja në mes atyre që nuk janë bërë synet dhe inflamacioneve të traktit urinar, si dhe virusit HIV. Në bazë të kësaj dr. Schoen konkludon se “synetia e fëmijëve të porsalindur është masë preventive, e ngjashme me vaksinimin, tek e cila nuk paraqiten efekte të padëshirueshme e komplikime dhe përparësitë janë evidente gjatë tërë jetës”.

 

Këto përparësi përfshijnë: zvogëlojnë problemin e fimozës, zvogëlojnë balanitisin (inflamimin e kokës së penisit), zvogëlojnë infektimin e kanaleve urinare, zvogëlojnë problemet gjatë ereksionit në pubertet, zvogëlojnë sëmundjet seksuale përcjellëse, parandalimin e kancerit të penisit dhe zvogëlimin e problemeve dhe infektimeve urinare në pleqëri. Edhe një autoritet në këtë lëmi është dr. Tom Wiswell, i cili thotë: “Si mjek fëmijësh për shumë kohë kam qenë kundërshtar i synetisë… por tani e kam ndryshuar mendimin tim”. Rritja e nivelit të kortizolit gjatë dhe pas synetisë tregon se fëmija i porsalindur e regjistron ndërmarrjen kirurgjikale, por kjo dhembje afatshkurtër përballohet më lehtë, sesa kur mendohen dhembjet e shkaktuara nga sëmundjet tek ata që nuk janë bërë synet. Anestezia lokale në formë yndyre zvogë- lon dhembjen tek bebja, ndërsa disa prej tyre nuk kanë dhembje, bile edhe kur ndërmarrja është kryer pa anestezi. Lëndë hulumtimi ka qenë edhe rreziku lidhur me synetin. Në spitalet e armatës amerikane në mes viteve 1980 – 1985 kanë lindur 136.000 fëmijë, dhe prejtyre 100,000 janë bërë synet.

 

Tek 193 veta (0, 19%) janë shkaktuar komplikime, të cilat nuk kanë përfunduar me vdekje. Efekte psikologjike pas synetisë nuk ka pasur. Sipas një studimi të Wiswellit, ku janë përfshirë 400,000 fëmijë të porsalindur në periudhën kohore prej vitit 1975 deri 1984, është vërtetuar se ata që nuk janë bërë synet, 11 herë më shpesh janë sëmurë nga infeksionet e traktit urinar. Studimet e bëra në vitin 1982 kanë treguar se 95% të të gjitha komplikimeve të rrugëve urinare tek të porsalindurit janë paraqitur tek fëmijët e pabërë synet. Një studim i Robertsit ka treguar se 4% e fëmijëve të pa-bërë synet kanë iflamim të traktit urinar, ndërsa 0,2% të fëmijëve të bërë synet. Te 23% të infektuar me bakterie inflamimi ka kaluar në veshka, duke shkaktuar pielonefritis(inflamim i veshkave).

 

Të gjitha këto edhe studime të tjera tregojnë përparësitë e synetisë tek fëmijët, me qëllim që të reduktohen sëmundjet e traktit urinar. Disa studime kanë treguar se synetia edhe te meshkujt 30 vjeçar, redukton sëmundjet e traktit urinar. Me argumentimin se bakteriet Escheria coli, të afta që të strehohen në lëkurën e kokës së penisit shkaktojnë infektimet më të shpeshta të traktit urinar plotësohet një kriterium i kauzalitetit të ndërsjellë. Komplikimet e sëmundjeve të rrugëve urinare janë: ndërprerja e punës së veshkave, inflamimet kronike të veshkave deri te insuficienca renale. Është vërtetuar se edhe me masat më të rrepta higjienike, nuk mund të mënjanohen bakteriet nën lëkurën e kokës së penisit. Studimet e mëhershme kanë treguar shkallën e lartë të triperit, uretritit (inflamim i këndit urinar)tek ata që nuk janë bërë synet.

 

Edhe rezultatet e studimeve të reja kanë treguar të njëjtën gjë. Në një studim të vitit 1943, që është bërë në Kanada vërtetohet se rreziku nga sifilizi te meshkujt e pa-bërë synet është 9 herë më i madh, ndërsa triperit (gonorreja) 3 herë më i madh se tek ata që janë bërë synet. Në “University of West Australia”, një studim i vitit 1983 ka treguar se rreziku nga sëmundja e herpesit gjenital dhe infektimi me gonokok është i dyfishuar, ndërsa infektimet e organeve gjenitale dhe sifilizi pesëfishohen në krahasim me meshkujt e bërë synet. Një studim nga Australia në vitin 1992 na tregon se meshkujt e pa-bërë synet sëmuren më shpesh nga chlomidija (inflamim jospecifik i kanalit urinar, adds ratio 1,3) dhe triperi (adds ratio 2,1). Në bazë të këtyre argumenteve, mund të konkludohet se disa prej sëmundjeve seksuale transmetuese janë shumë më të përfaqësuara te ata që nuk janë bërë synet.

 

KANCERI I PENISIT
Paraqitja e kancerit të penisit në SHBA është 1: 100,000 meshkuj (750 – 1000 raste gjatë vitit) dhe shkalla e vdekshmërisë qëndron në mes 25 – 33%. Kanceri i penisit përfshin 1% të të sëmurëve nga kanceri te amerikanët. Këtu duhet marrë parasysh fakti se në SHBA ekziston një përqindje e madhe e meshkujve të bërë synet.

 

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Australasian Radiology” në vitin 1990, 60% e të sëmurëve nga kanceri i penisit kanë qenë mbi 60 vjeç. Në pesë studime të mëdha të bëra në SHBA nga viti 1932, në mesin e të sëmurëve nga kanceri i penisit nuk ka qenë asnjë mashkull, i cili si i porsalindur është bërë synet. Në periudhën prej vitit 1960 deri në 1966 në Australi janë shënuar 78 raste vdekjeje nga kanceri i penisit dhe vetëm dy raste vdekjeje si pasojë e komplikimit të synetisë. Në kohën e sotme rastet e vdekjes si pasojë e synetisë janë gati të panjohura. Në “Peter McCallum Cancer Institute”, në periudhën prej vitit 1954 deri në 1982 janë shënuar gjithsej 102 raste të kancerit të penisit. Kështu që synetia e fëmijëve të porsalindur është preventiva më e mirë.

 

KANCERI I GRYKËS SË MITRËS TE FEMRAT ME PARTNERËT QË NUK JANË BËRË SYNET

 

Shumë studime tregojnë për rritjen e numrit të sëmurëve nga kanceri i grykës së mitrës te gratë, tek të cilat një ose më shumë partnerë seksualë nuk kanë qenë të bërë synet. Një studim në 5000 raste të kancerit të grykës së mitrës dhe 300 raste të kancerit të penisit, të bërë në qytetin indian Madras, në periudhën prej 1982 deri 1990, ka treguar se kanceri i grykës së mitrës te myslimanet ka qenë shumë i rrallë, në krahasim me gratë indiane dhe të krishtera, ndërsa në mesin e të sëmurëve me kancer të penisit nuk ka qenë asnjë mysliman. Në studimin tjetër në vitin 1993 të 1107 grave indiane, të sëmura nga kanceri i grykës së mitrës tregoi se rreziku ka qenë katër herë më i madh te meshkujt e pabërë synet. Studimi tjetër mbi llojet e kancereve të ndryshëm në Kashmir i bërë në vitin 1993 ka konkluduar, se synetia e bebeve të porsalindura tregon për paraqitjen shumë të rrallë të kancerit të grykës së mitrës

 

VIRUSI HIV

Në Afrikë, varësisht nga shtetet, gati 10% e popullatës është e infektuar me virusin HIV. Në Nairobi, në një studim ku janë përfshirë 340 meshkuj të shëruar nga sëmundjet seksuale transmetuese (SST), është vërejtur se infektimi me virusin HIV ka qenë tri herë më i madh te meshkujt, që nuk kanë qenë të bërë synet. Diçka më vonë hulumtimet në 409 grupe etnike afrikane, që gjenden në 37 shtete ka treguar korrelacionin në mes meshkujve të pa-bërë synet dhe shkallës së lartë të AIDS-it. Në revistën “International Journal of Epidemiology”, dr. Moses shkruan se studimet në mesin e 700 fiseve afrikane, në 140 vende të ndryshme, kanë treguar një paraqitje tejet të vogël të virusit HIV në vendet ku praktikohet synetia e fëmijëve të porsalindur. Në mesin e vozitësve të kamionëve,të cilët kanë më shpesh kontakte me prostitutat është vërejtur një shkallë më e madhe e infeksionit me virusin HIV, tek ata që nuk kanë qenë të bërë synet.

 

Një rezultat interesant ka sjellë një studim nga Afrika Perëndimore: vetëm meshkujt që kanë qenë të bërë pjesërishtsynet (tek të cilët ka mbetur një pjesë e lëkurës së kokës së penisit), janë sëmurë më shpesh nga virusi HIV – 2, sesa meshkujt tek të cilët lëkura e kokës së penisit ka qenë tërësisht e mënjanuar. Këto rezultate kanë qenë arsye që shkencëtarët Moses dhe Caldwell të propozojnë që synetia të shërbejë si strategji e rëndësishme në reduktimin e AIDS – it. Si shkas për mundësinë më të madhe të infektimit me virusin HIV te meshkujt e pabërë synet, supozohet të jetë sekreti (smegma) nën lëkurën e kokës së penisit dhe sekreti vaginal te femra. Ndërsa koka e penisit pa lëkurë tek meshkujt e bërë synet vështirëson transmetimin e sëmundjes.

 

KONKLUDIM

Mosbërja synet: 1. tek meshkujt është faktori më i madh i rrezikut për infektimin me virusin e HIV – it; 2. është shkak që 12 herë të jetë rreziku më i madh në infektimin e rrugëve urinare, të cilat tek fëmijët e porsalindur mund të shkaktojnë edhe vdekje; 3. një në përafërsisht 600 – 900 të meshkujve të pa-bërë synet vdes nga kanceri i penisit; 4. mosbërja synet është shkak i inflamimit të kokës së penisit (balanitis) dhe tkurrjen e lëkurës (fimoza). Afro 18% e meshkujve te fëmijët e pa-bërë synet deri në moshën 8 vjeçare kanë këto komplikime, të cilat tek ata që janë të bërë synet nuk janë të njohura; 5. gratë, bashkëshortët e të cilave nuk janë të bërë synetsëmuren më shpesh nga kanceri i grykës së mitrës.

ASPEKTI SHOQËROR

 

Në fund po sjellim disa aspekte të lidhura me çështjen e synetisë në Australi. Në një studim mbi meshkujt e pa-bërë synet dhe partneret e tyre, shkencëtari James Badger nga Sidnei, i cili e numëron veten me qëndrim neutral për sa i përket çështjes së synetisë, ka zbuluar sa vijon: 18% e meshkujve të pa-bërë synet, prapëseprapë më vonë gjatë jetëssë tyre kanë vendosur për t’u bërë. 21% të cilët nuk janë bërë synet kanë thënë se do të kishin dëshirë që të ishin bërë synet si fëmijë. Meshkujt e bërë synet kanë qenë seksualisht më aktivë, se ata që nuk kanë qenë të bërë synet. Gratë e meshkujve të bërë synet kanë pasur tre herë më tepër orgazëm se sa gratë, burrat e të cilave nuk kanë qenë të bërë synet. Në fund, mund të themi se praktikimi i synetisë si një vepër e shëndetshme e zbatuar nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë me të, e kanë vërtetuar shkencëtarët bashkëkohorë pas 14 shekujve si të tillë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit