“Nuk mund të thuhet fjalë tjetër mbi atë të popullit”, tha të martën në mbledhjen e grupit parlamentar Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), ndërsa kërkoi nga të gjithë të respektojnë rezultatin e referendumit të së dielës.
Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) mbajti sot një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar.
“Nuk mund të thuhet fjalë tjetër mbi atë të popullit”, tha Kryeministri Jëlldërëm ndërsa kërkoi nga të gjithë të respektojnë rezultatin e referendumit popullor që u mbajt të dielën.
Jëlldërëm i quajti të kota përpjekjet për të errësuar rezultatin e referendumit duke përhapur thashetheme për manipulime.
“Vullneti i popullit është reflektuar lirshëm në kutinë e votimit dhe kjo punë ka mbaruar”,- theksoi Jëlldërëm, duke shtuar se këto nuk ishin zgjedhje partiake.
“Ky (referendumi) ishte zgjedhja e të ardhmes së popullit. Populli i tha “Po” ndryshimit të sistemit qeverisës, puna ka mbaruar këtu”,- vlerësoi Jëlldërëm.
Kryeministri tha se pas publikimit të rezultateve zyrtare të referendumit Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do ta ftojnë në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).