Ky është statusi i profesorit Milazim Krasniqi:
“Vuçiqi u zgjodh president i Serbisë, edhe pse opozita serbe e cilëson diktator. Në mediet tona dhe në rrjetet sociale, askush nuk mirret me Vuçiqin, thuase është zgjedhur kryetar i ndonjë ishulli në Paqësor, e jo i shtetit serb, i cili Kosovën e mban në Kushtetutë si territor serb! Nga ana tjetër, mediet tona dhe rrjetet sociale vlojnë si qulli, duke e sulmuar presidentin e Turqisë, Erdoganin, i cili ka shprehur vazhdimisht miqësi për Kosovën dhe na ka ndihmuar realisht. Në mik imi, i cili ka kontribuuar mjaft për këtë vend, po i cili tashmë e ka braktisur, e kishte zakon të thoshte kur nervozohej: “Mendja e sh’nosh s’e rrokë!” Vërtet nuk e rrokë mendja e shëndoshë këtë mënyrë të mbrapshtë të të menduarit!”