3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Çavuşoğlu reagon ndaj deputetit gjerman që u fotografua me flamurin e PKK-së

Më të lexuarat

“Hunko i cili ka pozuar para leckave të tradhtarëve është vëzhguesi zgjedhor nga Këshilli Evropian. Nga ky do të presim paanshmëri?”, ka shkruar Çavuşoğlu në Twitter

ANKARA (AA) -Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, në reagimin përmes llogarisë së tij në Twiter lidhur me vëzhguesin zgjedhor nga Këshilli Evropian për deputetin gjerman Andrej Hunko i cili ka pozuar përpara flamurit të PKK-së tha: “Nga ky do të presim paanshmëri?”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu në llogarinë e tij zyrtare në Twitter duke përdorur fotografinë ku deputeti gjerman ka pozuar përpara një lecke e cila simbolizon organizatën terroriste PKK ka shkruar: “Hunko i cili ka pozuar para leckave të tradhtarëve është vëzhguesi zgjedhor nga Këshilli Evropian. Nga ky do të presim paanshmëri?”.

Misioni vëzhgues ndërkombëtar i cili është punë e përbashkët e institucioneve të Këshillit të Asamblesë Parlamentare të Evropës dhe Zyrës Demokratike për të Drejtat e Njeriut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ditën e djeshme duke mbajtur një konferencë për media bëri disa deklarata në lidhje me referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar në fundjavë në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit