ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka mbajtur sot një fjalim në takimin e grupit parlamentar të AK Partisë ku ka thënë se menjëherë pas daljes së rezultatit zyrtar përfundimtar të zgjedhjeve kjo parti do të ftojnë themeluesin dhe kryetarin e saj Presidentin, Recep Tayyip Erdoğan, përsëri të jetë pjesë e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
“Një tjetër çështje që menjëherë do të hyjë në zbatim është rivendosja e lidhjes së presidentit tonë me AK Partinë, në të cilën ai është themelues. Me shpalljen e rezultateve zyrtare, do ta ftojmë kryetarin tonë të përgjithshëm dhe njëherit themelues i partisë dhe do të jemi të lumtur ta kemi atë në mesin tonë”, ka theksuar Yıldırım.
“Të nxjerrësh thashetheme se në këto zgjedhje ka patur hile është gjë e kotë. Populli ka shkuar në mënyrë demokratike në kutitë e votimit dhe kjo gjë ka marrë fund. Të gjithë, dhe veçanërisht partia më e madhe opozitare duhet të pranojnë dhe të respektojnë këtë vendim të popullit”, ka thënë Yıldırım në fjalën e tij.
Duke vënë në dukje se të thuash fjalë mbi fjalën e popullit është e gabuar, Kryeministri Yıldırım në vijim ka shtuar: “Nuk do të shkojmë kurrë në lojën e atyre të cilët me pretendimin se votat “po” dhe “jo” janë afër bëjnë një ndarje popullore. Përmes një uniteti dhe bashkimi, të gjithë së bashku do të ecim drejt së ardhmes”.
Kryeministri tha se si vendi që votoi në maksimum “po” dhe si ai që votoi në makismum “jo”, janë të fituar dhe shtoi se sot është një ditë e re dhe se është dita e rinovimit.
Ai ka vënë në dukje se me këtë përfundim është hapur një faqe e re në hitorinë e politikës së Turqisë dhe më pas ka shtuar: “Ne besojmë me zemër se kjo faqe e re do ti sjellë popullit, vendit dhe politikës sonë, një të ardhme të bukur”.
Ndërsa më tej në fjalën e tij Kryeministri Yıldırım ka vënë theksin tek rëndësia e demokracisë në vend duke shtuar: “Epiqendra dhe synimi kryesor i politikës sonë është forcimi i demokracisë.