4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Roja bregdetare italiane në 3 ditë shpëton mbi 6 mijë emigrantë

Më të lexuarat

Autoritetet kanë thënë se si rrjedhojë e operacioneve humanitare në Mesdhe, mbi 6 mijë emigrantë janë shpëtuar në tre ditët e fundit

ROMË (AA) – Si rrjedhojë e operacioneve të kërkim shpëtimit në detin Mesdhe, roja bregdetare italiane ka mundur të shpëtojë mbi 6 mijë emigrantë vetëm në 3 ditët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi është bërë publik përmes një deklarate me shkrim nga autoritetet e rojës bregdetare. Autoritetet kanë thënë se si rrjedhojë e operacioneve humanitare në Mesdhe, mbi 6 mijë emigrantë janë shpëtuar në tre ditët e fundit. Ata kanë vënë në dukje se në këtë operacione kanë marrë pjesë edhe disa organizata jo qeveritare.

Stacioni për Ndihmë ndaj Emigrantëve në Det të Hapur (MOAS) ditën e diel, përmes një deklarate në Twitter, ka thënë se në 24 orët e fundit ata kanë asistuar në shpëtimin e qindra emigrantëve në 11 gomone të ndryshme.

MOAS ka thënë se të paktën 7 emigrantë janë mbytur, ndërsa ka theksuar se në mesin e tyre ishte dhe një fëmijë 8-vjeçar. MOAS ka thënë gjithashtu se ka shpërndarë 1 mijë jelekë shpëtimi për emigrantët të cilët ndodhen në gomonet e trafikantëve të qenieve njerëzore, në pritje për të kaluar në ato të rojës bregdetare.

Mediat vendase thonë se emigrantët vijnë kryesisht nga vende të ndryshme të Afrikës, Siria, Pakistani, Bangladeshi dhe vende të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit