Nisin hetime kundër amerikanëve me ndikim për mbështetje të FETO-s

Më të lexuarat

Prokuroria e Stambollit ka nisur hetime pasi një grup i avokatëve turq ka dorëzuar padi penale kundër disa personave për shkak të lidhjes apo ndihmës ndaj organizatës terroriste FETO

STAMBOLL (AA) – Prokuroria e Stambollit ka nisur një hetim, pasi një grup i avokatëve turq paraqiti padi penale kundër disa personave për shkak të lidhjeve apo ndihmës ndaj organizatës terroriste FETO dhe në mesin e tyre ka edhe një senator të New York-ut Chuck Schumer, prokurori amerikan Preetinder Singh Preet Bharara dhe ish-drejtori i CIA-s John Brennan, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi i avokatëve, përfshirë edhe avokatët e famshëm turq Mehmet Sari dhe Riza Saka, dje kanë dorëzuar padi penale në Prokurorinë e Stambollit për të paktën 17 persona, për shkak të lidhjeve me FETO-n, organizatën terroriste që është përgjegjëse për tetimin e grusht shtetit të dështuar në Turqi më 15 korrik 2016.

Prokuroria e Stambollit, pas shqyrtimit të kërkesës solli vendimin për fillimin e hetimit, ndërsa bëhet fjalë për veprën penale “përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues”, “përpjekje për të përmbysur parlamentin turk”, “përpjekje për të përmbysur qeverinë e Republikës së Turqisë” dhe “anëtarësim në organizatë terroriste”.

Në padi theksohet se shteti i Turqisë në disa raste është ballafaquar me sulme të ndryshme, të cilat arritën kulmin më 15 korrik të vitit të kaluar. Në mesin e personave të cilët kanë planifikuar, ishin pjesëmarrës, që kanë mbështetur tentimin e grusht shtetit të dështuar përmes transmetimeve televizive dhe në të gjitha platformat e rrjeteve sociale, ndodhen edhe përfaqësues të shërbimit inteligjent, diplomacisë, policisë, ushtrisë, por edhe të institucioneve gjyqësore të vendeve të cilat veten e quajnë si “aleatë”.

Në listën e emrave kundër të cilëve janë ngritur akuza penale, janë senatori i Nju Jorkut Chuck E. Schumer, ish-kryeprokurori për Qarkun jugor të Nju Jorkut Preet Bharara Preetinder Singh, ish-Kryetari i Zyrës të kontrollit të Aseteve të Jashtme (OFAC) David Cohen, ish-drejtor i CIA-s John Brennan, presidenti i Alenacës Turko-Amerikane Faruk Taban, avokati Zafer Akin nga Qendra Kulturore Turke, Kemal Oksuz nga Këshilli i Turqve dhe Amerikanëve, përfaqësuesi i Forumit Rumi Emre Çelik, Michael Rubin, ish-shefi i policisë Ahmet Sait Yayla, Henri Barki, Graham E. Fuller, përfaqësuesi i Federatës së Bashkëpunimit të Atlantikut Qendror Turko-Amerikan Mahmut Yeter, përfaqësues i Grupit të Biznesit Turko-Amerikan Talha Saraç, Recep Ozkan, Burak Yeneroglu, Ralph Peters.

Avokatët kërkojnë sqarimin e të gjitha ngjarjeve dhe ndjekjen e të gjithë anëtarëve të FETO-s të cilët ishin infiltruar në kongreset dhe parlamentet e vendeve “miqësore dhe aleate”, dhe që kanë kryer vepra penale duke dëmtuar Republikën e Turqisë, Presidentin e këtij vendi, qeverinë, ushtrinë dhe policinë.

Më tej theksohet se një grup në kuadër të Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Jashtme (OFAC) ishte pjesë e ngjarjeve gjatë periudhës 17-25 dhjetor, në tentimin e grusht shtetit më 15 korrik 2016, ashtu që me veprimet e saj ka bllokuar aktivitetet e ushtarisë, qeverisë, individëve, organizatave, bankave dhe projekteve të Republikës së Turqisë.

Ajo që posaçërisht është për t’u habitur, e bën fakti se në padinë penale, për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj organizatës terroriste FETO shihen emra të cilët ushtrojnë pozita të rëndësishme në SHBA, përfshirë funksionarë të rëndësishëm, politikanë, punonjës të inteligjencës dhe akademikë.

Si personi më i rëndësishëm në këtë listë është senatori i Nju Jork-ut të Partisë Demokratike, Charles Ellis “Chuck” Schumer, për të cilin thuhet se ka marrë me miliona dollarë nga FETO dhe se paraqet mbrojtësin e FETO-s në arenën politike të SHBA-ve.

Përveç tij, aty ndodhet edhe ish-kryeprokurori për Qarkun jugor të Nju Jorkut Preet Bharara Preetinder Singh, person ky që ka marrëdhënie shumë të ngushta me FETO-n.

Ish-zëvendës sekretari i Ministrisë së Financave të SHBA-ve David Cohen, i cili u emërua si zëvendës drejtor i CIA-s, po ashtu është një person i lidhur me FETO-n dhe është një nga udhëheqësit e aksionit financiar kundër Halkbank.

Sa i përket shtetasve turq të cilët janë arratisur në SHBA, aty ndodhet edhe ish-kreu i policisë turke Ahmet Sait Layla, i njohur për tekstet dhe fjalimet e tij anti-turke. Yayla është i afërt edhe me Safak Yayla terroristin e DHKP-C-së, i cili vrau prokurorin turk Mehmet Selim Kiraz, në prill të vitit 2015.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit