Ka humbur jetën një nga të rinjtë i cili ishte në bordin e makinës tip “Golf”, që doli nga rruga në Rivergaro (Piacenza, itali) natën mes premtes dhe të shtunës, dhe më pas u përplas me një pemë në oborrin e një banese.
Viktima është një 17-vjeçar, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme në spitalin e Piacenza-s pas lëndimeve të marra gjatë aksidentit, ndërsa tre të rinjtë e tjerë po mjekohen në spital (një në Piacenza dhe dy në Parma) dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të gjithë shqiptarë
Të gjithë të rinjtë që ishin në makinën e aksidentuar janë shqiptarë, por me banim në Rivergaro, shkruan portali lokal “Piacenza Sera”.
Dy prej të plagosurve janë të moshës 19-vjeç ndërsa tjetri 20-vjeç. Identiteti i viktimës dhe të plagosurve nuk bëhet ende me dije nga mediat lokale. Njëri prej tyre jetonte jo shumë larg nga vendi i aksidentit.
Aksidenti
Aksidenti i fikshim ka ndodhur pak para mesnatës, në rrugën “Roma”, pranë qendrës së qytetit të Rivergaro-s.
Drejtuesi i makinës tip “Volkswagen Golf”, teksa dilte nga kthesa ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur dhunshëm me një pemë.
Vetura u shkatërrua, ndërsa 4 të rinjtë mbetën të bllokua aty.
U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë shqiptarët nga makina.
Autoritet italiane vijojnë hetimin për të zbardhur shkaqet e aksidentit.