-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vendet e Quint-it dënojnë sulmet kundër varrezave dhe jo largimin e lapidarit

Më të lexuarat

Vendet e Quinit-it, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të martën përmes një deklarate kanë dënuar sulmet kundër varrezave dhe monumenteve serbe në Kosovë.
Lidhur me sulmin ndaj varrezave dhe monumenteve ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve deklaruan sot në Prishtinë “Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve dënojnë valën e fundit të sulmeve kundër varrezave dhe monumenteve serbe në Kosovë. Vargu i ngjarjeve që ndodhën në orët e fundit tregon se disa persona e konsiderojnë të justifikueshme shprehjen e mllefit, për shkak heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, duke dëmtuar varreza në Kosovë, në të cilat gjenden serbë të varrosur”.

Më tej thuhet se aktet e tilla janë plotësisht të papranueshme dhe kryesit e veprave duhet të sillen para drejtësisë.

“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës për të treguar përmbajtje dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë për masat parandaluese të ndërmarra nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit