Kryeministri Mustafa na ka ftuar në takim ditën e Xhuma në orën 13:00

Më të lexuarat

Biznismeni Piraj ankohet per ftesen e Kryeministrit Mustafa

:Kryeministri Mustafa na ka ftuar në takim ditën e Xhuma në orën 13:00 bizneset e regjionit të Prizrenit.
E shfrytëzoj rastin ta falënderoj kryeministrin për ftesën.
Po ajo që më brengos dhe më vjen keq është se nuk e di si do të fillon takimi në momentin kur thirr Ezani i ditës së xhuma.
Ne kemi shtet shekullar dhe kushtetutë shekullare po qytetaret e Kosovës nuk do të thotë që nuk duhet të falen.
I drejtohem publikisht stafit të Protokollit të kryeministrit që këtë takim ta shtynë për të filluar në orën 14:00 ashtu që të mundësojnë të jenë prezent në takim edhe ata biznesmen që e falin të xhumanë.
Përndryshe takimi mund të mbahet edhe pa ata biznesmen po se besoj që kryeministri nuk dëshiron që ti ketë të gjithë biznesmenët të pranishëm në takim.
Shpresoj të kuptohet realisht kjo brengë e imja!
Qoftë paqja mbi ju!”:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit