ShBA: Zgjidhja në Siri duhet të jetë pa Esadin

Më të lexuarat

Përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në OKB, mbasadorja amerikane, Nikki Haley deklaroi të dielën se nuk mund të ketë zgjidhje politike në Siri me Beshar Esadin në pushtet.

Nuk mund të ketë zgjidhje politike në Siri me Beshar Esadin në pushtet, konfirmoi të dielën për televizionin CNN ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, duke sinjalizuar një ndryshim të mundshëm të qëndrimit të administratës Trump.

“Nuk ka asnjë mundësi që një zgjidhje politike mund të arrihet me Esadin në krye të regjimit”, deklaroi Haley në programin “Gjendja e Unionit”.

“Nëse ju shikoni këto veprime, shikoni këtë situatë, do të jetë e vështirë të shohësh një qeveri të qëndrueshme dhe paqësore me Esadin”, shtoi ajo.

Haley nuk shprehu qartë nëse administrata Trump, që deri tani rezervohej për të kërkuar largimin e presidentit sirian, kishte ndryshuar qëndrim.

Por ajo theksoi të premten se ShBA-ja ishte e gatshme të kryente sulme të tjera kundër regjimit sirian pas bombardimit të një baze të ushtrisë siriane që shkaktoi irritimin e Damaskut dhe aleatëve të tij rus dhe iranian.

Sulmet ndodhën pas një sulmi kimik të regjimit kundër një qyteti në veriperëndim të vendit, ngjarje që tronditi botën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit