Pas një angazhimi të madh që është bërë mrenda kësaj kohe dhe me dashamir të dy familjeve dhe angazhimin e palodhshëm të këshillit për pajtim elhamdulilah me datën 04.04.2017 (e martë) në mbrëmje u shtri dhe u dha dora e pajtimit mes familjes Metush Ajeti dhe Bektesh Ismaili.
Pas një konsulltimi që bëri këshilli i pajtimit u dakorduan që ky pajtim dhe zgjatja e dorës të bëhet në emër të All-llahut xh.sh dhe pa kushte në ditën e xhuma (07.04.2017) në xhamin e vjetër Hasan Beg. Nuk duhet haruar se në këtë pajtim të familjes AJETI dhe ISMAILI përpos këshillit të pajtimit që ishin hoxhallarët: Fejsal ef Kadriu, Ferid Selimi, Daut Bajrami, Fatmir Zaimi dhe anëtarët e këshilit Sheqeri Sulusi , Lazim Rexhepi , Basri Bajrami dhe Naip Rexhepi ishte edhe kreu më i lartë i BFI –së Reisul Ulema h. Sulejman ef.Rexhepi ku pasi u dha dora e pajtimit mori fjalën e rastit ku përkujtoj xhematin në lidhje me rëndësinë që ka pajtimi dhe falja e gjakut në islam. Në vazhdimsi të fjalimit të Reisul Ulemasë në hutben e xhumasë referenti i Muftinisë së BFI të Shkupit Fatmir ef. Zaimi poashtu perkujtoj xhematin për vlerën e vëllazrisë dhe për vlerën e pajtimit në Islam. Dhe krejt në fund namazin e xhumasë na e fali imami dhe hatibi i xhamisë Fejsal ef.Kadriu.
Lusim Allahun fuqi plotë të na jep sinqeritet dhe suksese të mëtutjeshme.
Në videon më poshtë mund ta shihni hoxhën e nderuar Ferid Selimi se si emocionohet gjat aktit të pajtimit:
https://www.facebook.com/mullaferidi/videos/697413097113156/