Demonstruesit u mblodhën në qendër të qytetit në lagjen Marble Arch dhe marshuan drejt rrugës Downing, ku ndodhet Qeveria e Britanisë së Madhe
LONDËR (AA) – Disa qindra qytetarë të Londrës të shtunën protestuan kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad, duke dënuar përdorimin e armëve kimike, raporton Anadolu Agency (AA).
Demonstruesit u mblodhën në qendër të qytetit në lagjen Marble Arch dhe marshuan drejt rrugës Downing, ku ndodhet Qeveria e Britanisë së Madhe.
Demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrimin “Edhe sa do të vazhdojë gjenocidi kimik”, “Është koha të shpëtojmë nga Asadi” dhe “Mjaft ishte”.
Duke brohoritur parulla në gjuhën angleze dhe arabe, demonstruesit kërkuan nga qeveria britanike t’i jap fund mizorive të Asadit kundër civilëve.