Hoxhë Enall Jakupi nga Gostivari sot ka mbrojtur temën e doktoratës në Universitetin Islamik të Medinës. Tema e doktoratës ishte: “Bazat e Kulturës Islame dhe ndikimi i saj në historinë e njerëzimit, të nxjerra këto baza nga libri Musanef i Ibn Ebi Shejbe”.
Ibn Ebu Shejbe ka qenë mësuesi i Imam Buhariut dhe Imam Muslimit. Ai ka bërë një libër prej 20 volumesh, ku Jakupi ka nxjerrë nga ata libra bazat e kulturës Islame dhe edukatës së brezit të parë të muslimanëve, ku shembulli i tyre është i nevojshëm për besimtarët musliman të kohës moderne.
Komisioni i profesorëve që e vlerësuan punimin: Dr Ahmed Abdul Fetah Dulejmi, Prof. Dr.Abdul Aziz El-Muhajmid, Dr.Abdu Rahman el-Xhuhani. Punimi i tij është vlerësuar me notën me të lartë, si një punim i denjë në këtë fushë.
Enall Jakupi ka qenë edhe kryetar i Unionit të Studentëve të Shqiptarë që studiojnë në tokat Arabe.