Në një deklaratë të Koalicionit Nacional thuhet se baza ushtarake ajrore e goditur nga SHBA-të është përdorur për të vrarë civilët
ANKARA (AA) – Koalicioni Nacional i Forcave Opozitare dhe Revolucionare të Sirisë ka kërkuar vazhdimin e sulmeve ndaj regjimit të Bashar al Asadit në mënyrë që do të parandalonte vrasjen e civilëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Koalicionit Nacional thuhet se baza ushtarake ajrore e goditur nga SHBA-të është përdorur për të vrarë civilët.
“Në bazën ajrore Shajrat ndodhej qendra për prodhimin e bombave fuçi. Po ashtu, në bazë kishte edhe një vend të posaçëm kur prodhoheshin raketa me përmbajtje kimike dhe baza e Gardës Revolucionare të Iranit”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë është kërkuar vazhdimi i sulmeve ndaj regjimit, siç thuhet, “në mënyrë që do të pengonte regjimin nga ndërmarrja e sulmeve të reja ajrore dhe nga sulmet ndaj nesh me armë të ndaluara”.
Sipas deklaratës, opozitarët kërkojnë që sulmet ndaj regjimit të kalojnë në nivel në të cilin do të mbroheshin njerëzit e pafajshëm të shënjestruar nga Asadi.
Paraprakisht ushtria amerikane konfirmoi se kanë goditur me 59 raketa Tomahawk nga anijet amerikane në Mesdheun Lindor bazën ajrore Shajrat të ushtrisë siriane, për të cilën zyrtarët amerikanë besojnë se është përdorur për të kryer sulmin vdekjeprurës me armë kimike.