0.3 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Erdoan: Esadi mori kundërpërgjigjen e parë

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me sulmin me raketa të Shteteve të bashkuara të Amerikës në bazën Shajrat në Siri, tha: “Hapi i vrasësit Esad gjeti kundërpërgjigjen e parë”.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me sulmin me raketa të Shteteve të bashkuara të Amerikës në bazën Shajrat në Siri, tha: “Hapi i vrasësit Esad gjeti kundërpërgjigjen e parë”.

Presidenti Erdoan u takua me përfaqësuesit e botës së biznesit dhe organizatave joqeveritare në “Mbrëmjen e 50-të të Nderit” organizuar nga Dhoma Industriale e Adanasë.

“Ky njeri (Esadi) që ka vrarë rreth 1 milionë njerëz duhet ta shpaguaj për atë që ka bërë. Ne themi se “Siria duhet të gjejë pozitën politike në themelin e ligjshëm”. Ajo që duhet bërë është sigurimi i kësaj. Ne vazhdojmë negociatat, shokët tanë vazhdojnë punimet e tyre. Edhe ne si lider do të bëjmë bisedat tona dhe do të zbatojmë atë që na përkon pa hezituar” tha Erdoan.

Ai nënvizoi se kostoja e Turqisë për ndihmat ndaj refugjatëve sirianë janë 25 miliardë dollarë dhe Bashkimi Evropian që premtoi se në muajin korrik do të jepte 3 miliardë dollarë, për fat të keq nuk e mbajti premtimin dhe i dha Turqisë vetëm 725 milionë dollarë.

“Madje u bisedua edhe për një këst të dytë prej 3 miliardë dollarësh. Asnjë nga ato (vendet e Bashkimit Evropian) nuk janë të sinqerta. Bota e tyre është ndryshe” tha Presidenti Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit