Ministrat e jashtëm të BE-së miratuan sot dërgimin e një misioni ushtarak stërvitor në Mali, për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë dhe qeverisë së këtij vendi të Afrikës Perëndimore të rimarrë kontrollin e të gjithë territorit të vendit, një pjesë e të cilit është nën kontrollin e kryengritesve musliman.
Militantët kontrollojnë një zonë të madhe në veri në vendit dhe kjo i shqetëson zyrtarët evropianë, të cilët druhen se elementët radikalë të Malit mund të marrin kontrollin e vendit. Ministrat evropianë po takohen edhe me Ministrin e Jashtëm të Malit, për të dëgjuar prej tij mbi përpjekjet e qeverisë për sigurinë e shtetasve të këtij vendi.
Franca e filloi operacionin në Mali, një ish-koloni e vetja, me kërkesën e qeverisë së këtij vendi për të marrë kontrollin e rajoneve veriore nga kryengritesit islamikë, për të cilët thuhet akuzohet se kinse kane lidhje me al-Kaidën. Zyrtarët francezë pranojnë se kanë hasur në një rezistencë më të madhe nga sa prisnin./voa