Presidenti Erdoan tha se ata që nuk dëshirojnë rritjen dhe zhvillimin e Turqisë kanë përdorë gjithmonë organizatat terroriste.
Ai bëri të ditur se ‘qendra e të keqes’ në një periudhë kishte shpikur një organizatë të quajtur Asala.
“Kur asaj i erdhi fundi nxorën në skenë shumë organizata. Ata ushqyen dhe rritën PKK-në, PYD-në, YPG-në, DHKP-C. Aty ku këto organizata ishin të pamjaftueshme vunë në veprim rrjetin e organizatën terroriste gyleniste, FETO. Ata nuk u stepën për të na lëshuar DAESH-in, që gjasme janë duke e luftuar në Siri dhe Irak” tha Erdoan.
Presidenti Erdona bëri të ditur se Turqia është duke luftuar me sukses kundër terrorit.
“Al Bab mbaroi, Jerablusi, Rai dhe Dabiku mbaroi. Ne vazhdojmë rrugën. Tani radhën e ka Munbiçi. Ata që mendojnë se do të na gjunjëzojnë duke përdorur organizatat terroriste ta dinë se i pret një verë e nxehtë” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).
