Sulmi kimik në Siri – MPJ turke: U rikujtuam përgjegjësitë vendeve garantuese

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, ambasadori Huseyin Muftuoglu, deklaroi se kanë ndërmarrë urgjentisht nisma diplomatike pranë Ambasadës së Rusisë dhe asaj të Iranit në Ankara, për sulmin kimik të regjimit sirian ditën e martë…

Zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, ambasadori Huseyin Muftuoglu, deklaroi se kanë ndërmarrë urgjentisht nisma diplomatike pranë Ambasadës së Rusisë dhe asaj të Iranit në Ankara, për sulmin kimik të regjimit sirian ditën e martë në Han Shejhun të Idlibit.

Ambasadori Muftuoglu theksoi në një konferencë shtypi se Turqia po bën përpjekje intensive me synimin për zbatimin e armëpushimit të 30 dhjetorit 2016 në Siri, për t’u dhënë fund luftimeve në shkallë vendi, për konstatimin e shkeljeve të armëpushimit dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre.

Pasi rikujtoi se një mekanizëm i monitorimit të armëpushimit është ngritur në nivel bilateral me Rusinë pikërisht për këtë qëllim, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë vuri në pah se të dhënat e grumbulluara nga ky mekanizëm u shpërndahen gjithashtu Kombeve të Bashkuara dhe vendeve anëtare të Grupit Ndërkombëtar për Mbështetjen e Sirisë.

Më tej, Huseyin Muftuoglu tërhoqi vëmendjen se në kuadër të nismave për fuqizimin e armëpushimit në Siri gjatë bisedimeve të Astanës, garantues i marrëveshjes (së armëpushimit) është bërë zyrtarisht së fundmi edhe Irani, në mbledhjen e realizuar më 14-15 mars.

“Menjëherë pas sulmit kimik, që mjetet ajrore të regjimit sirian kryen të martën në lokalitetin Han Shejhun të Idlibit, ne ndërmorëm urgjentisht nisma diplomatike pranë Ambasadës së Rusisë dhe asaj të Iranit në Ankara duke u theksuar bashkëbiseduesve tanë se ky sulm i urryer përbën një shkelje flagrante dhe maksimalisht të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit; si dhe duke u rikujtuar dy shteteve të tjera garantuese përgjegjësitë e tyre jo vetëm për të paralajmëruar autorët e këtij sulmi, i cili shkakton një situatë me rrezikshmëri maksimale për sigurinë dhe vijimësinë e marrëveshje së armëpushimit, por edhe për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve të ngjashme”, tha zëdhënësi Muftuoglu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit