10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Në vendin e sulmit me armë kimike nuk kishte forca opozitare”

Më të lexuarat

“Në Han Shejhun ka patur edhe familje të ardhura nga rajonet fqinje me qëllim strehimin në një zonë të sigurtë. Në vendin e sulmuar nuk ka patur asnjë person të armatosur nga radhët e opozitarëve.”

IDLIB (AA) – Zëdhënësi i grupit Ahrarush Sham, Muhammed Ebu Zeyd, ka thënë se në rajonin Han Shejhun, ku është kryer dhe sulmi me armë kimike, nuk ka patur opozitarë dhe se ka qenë një hapësirë civile, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate për AA Zeyd është shprehur: “Në Han Shejhun krahas civilëve të këtij qyteti ka patur edhe familje të ardhura nga rajonet fqinje me qëllim strehimin në një zonë të sigurtë. Në vendin e sulmuar nuk ka patur asnjë person të armatosur nga radhët e opozitarëve.”

Zejd ka thënë gjithashtu se ky sulm është bërë me qëllim thyerjen e rezistencës së opozitarëve në rajonin e Hama-s.

Si pasojë e një sulmi me armë kimike nga forcat e regjimit të Asadit në rajonin Han Shejhun të Idlibit, të paktën 100 civilë mbetën të vrarë dhe më shumë se 500 të tjerë janë plagosur.

Ndërsa në një tjetër sulm nga avionë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, është bombarduar një spital dhe një qendër e ndihmës së shpejtë.

Faktori ndërkombëtar dënoi sulmin, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mori vendim për t’u mbledhur gjatë ditës së sotme për të diskutuar për këtë sulm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit