Regjimi i Esadit mban përgjegjësinë kryesore për sulmin kimik në veriperëndim të Sirisë, që shkaktoi të paktën 100 të vdekur, konfirmoi të martën shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini…
Regjimi i Esadit mban përgjegjësinë kryesore për sulmin kimik në veriperëndim të Sirisë, që shkaktoi të paktën 100 të vdekur, konfirmoi të martën shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.
“Sot, lajmet janë të tmerrshme. Natyrisht përgjegjësia kryesore bie mbi regjimin sirian”, deklaroi Mogherini për median ndërkombëtare në kuadër të një konference ndërkombëtare në Bruksel për rindërtimin e Sirisë.
“Por ky është një paralajmërim tragjik që situata në terren vazhdon të jetë dramatike në shumë pjesë të Sirisë”, deklaroi ajo.
“Natyrisht përgjegjësia kryesore bie mbi regjimin, sepse ai ka si detyrë të mbrojë popullin dhe jo për ta sulmuar”, nënvizoi Mogherini.