Mediat palestineze njoftojnë se krahu ushtarak i lëvizjes islamike “Hamas” testoi “versionet e përmirësuara të raketave me rreze te gjatë veprimi”. Raketat u lëshuan në drejtim të Detit Mesdhe.
“Hamas-i” konfirmoi zhvillimin e testeve, duke njoftuar se ishin të kënaqur me rezultatet e tyre. Raketat janë prodhuar në Rripin e Gazës, si duket duke përdorur teknologjitë iraniane dhe kanë një rreze veprimi prej disa dhjetëra kilometrash.
Shtypi izraelit, duke komentuar lajmet palestineze, vuri në dukje se nga përfundimi i operacionit “Shtylla e mbrojtjes” nuk kishin kaluar as 2 muaj, ndërsa “Hamas-i” po përgatitet për luftën e radhës.