3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Koalicioni kundër DEASH-it ka njoftuar se janë vrarë “gabimisht” 229 civilë

Më të lexuarat

CENTCOM, ka publikuar raportin për muajin shkurt në lidhje me numrin e civilëve që kanë humbur jetën në Irak dhe Siri nga sulmet ajrore të koalicionit kundër DEASH-it

WASHINGTON (AA) – Sipas të dhënave të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), koalicioni kundër DEASH-it nën udhëheqjen e SHBA-ve që nga fillimi i operacioneve dhe sulmeve në gusht 2014 e deri në muajin shkurt ka qenë shkaktar për vdekjen “gabimisht” të 229 civilëve, raporton Anadolu Agency (AA).

CENTCOM, ka publikuar raportin për muajin shkurt në lidhje me numrin e civilëve që kanë humbur jetën në Irak dhe Siri nga sulmet ajrore të koalicionit kundër DEASH-it.

Sipas të dhënave të CENTCOM, theksohet se që nga fillimi i luftës kundër DEASH-it koalicioni ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve ka shkaktuar vdekjen “gabimisht” të 229 civilëve.

Ndër të tjera njoftohet se për të njëjtën periudhë në Irak dhe Siri janë kryer në total 18.645 sulme ajrore dhe në lidhje me këto sulme është raportuar për humbjen e 396 civilëve. Në raportin ku theksohet se nga 396 raportime vetëm 102 prej këtyre janë “të sigurtë”, konfirmohet se humbjet e civilëve në total janë 229 persona. Ndërsa në raportin e një muaji më parë kjo shifër ishte njoftuar në 220.

Sipas Pentagonit koalicioni në Mosul ka qëlluar “gabimisht” 9 civilë

CENTCOM, ka theksuar se që nga fillimi i operacionit për çlirimin e Mosulit më 17 tetor 2016 e deri në çlirimin e Mosilit Lindor më 18 shkurt janë raportuar 37 civilë të humbur dhe se në total janë vrarë “gabimisht” 9 civilë, nga të cilët 5 prej tyre janë të sigurtë.

Ndërsa në anën tjetër është vënë në dukje se është ende në vlerësim raporti ku pretendohet për humbjen e 43 civilëve në rajonet Mosul, Tabka, Munbixh dhe Rakka.

Ndër të tjera Pentagoni ka rikujtuar se ka nisur hetim administrativ në lidhje me humbjen e jetëve të afërsisht 200 civilëve në sulmet ndërmarrë më 17 mars në lagjet El Xhedid të pjesën perëndimore të Mosulit.

Problemi i “burimit të sigurtë”

Në deklaratën ku vihet në dukje se koalicioni po heton nga afër të gjitha pretendimet në lidhje me humbjen e civilëve dhe kryesisht po heton në mënyrë të shpejtë pretendimet e ardhura nga burime të sigurta, bëhet e ditur se “po punohet në mënyrë të ndjeshme për të minimizuar humbjet e civilëve” në sulmet ajrore.

Në raportin ku nuk janë përfshirë informacionet në lidhje me humbjen e civilëve për muajin mars ka tërhequr vëmendjen numri i lartë i “raportimeve për civilët e humbur nga burimet e pasigurta”.

Sipas burimeve të pavarura numri i civilëve të vrarë është edhe më shumë

Burimet lokale dhe shumë organizata të shoqërisë civile të pavarura që ndjekin nga afër sulmet ajrore të koalicionit pretendojnë se kanë humbur jetën më shumë civilë në sulmet ajrore të koalicionit kundër DEASH-it në Irak dhe Siri.

Në faqen e lajmeve Airwars e cila ndjek përgjithësisht burimet lokale për sulmet ajrore në Siri dhe Irak, theksohet se është 2.831 numri i civilëve për të cilët koalicioni ka shkaktuar vdekjen që nga fillimi i operacioneve dhe sulmeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit