3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdoan: Ne jemi pranë popullit me vepra jo me fjalë

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se terroristët që mbajnë armë në duar nuk mund të flasin për paqen.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se terroristët që mbajnë armë në duar nuk mund të flasin për paqen.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e inaugurimit kolektiv dhe hedhjen e themelit të Xhamisë Qendrore në Dijarbakër (Diyarbakır) në nënprefekturën Jenishehir (Yenişehir) Presidenti Erdoan tha se ndërkohë që qeveria punon për të ndërtuar dhe të rikonstruktojë, organizata separatiste terroriste PKK rrëmben fëmijë dhe i çon në male, djeg e pret dhe vetëm shkatërron.

Për të dëmtuarit nga terrori shteti i kujdeset me dhembshuri kurse bashkitë që kanë lidhje me PKK-në të gjitha mundësitë që kanë i mobilizuar për të ndihmuar në veprimtaritë e organizatës terroriste.

“Përkrahësit e PKK një e dy thonë paqe, paqe. A ka paqe me fjalë? A mund të sjellin paqe ata që shëtisin me armë në duar? Ne e bëjmë punën tonë me vepra. Ne nuk harrojmë fëmijët që qanin më të madhe përpara bashkisë së Dijarbakir-it dhe nënat që derdhnin lot për fëmijët që dilnin në male. Ata që ju thanë këtyre nënave se do të sjellin paqe, shikoni se si sillen me tradhti. Por ne ju afruam me dorën e mëshirës. Realisht ne jemi ata që punojnë për paqen. Dhe do të vazhdojmë të jemi. Turqia ashtu sikurse nuk mund të jetë Turqi pa Stamboll, Izmir, Trabzon, Antaljan, Erzurumin, nuk mund të jetë Turqi edhe pa Dijarbakërin. Allahu ka krijuar të ardhmen tonë në të njëjtin atdhe dhe gjeografi. Ashtu sikurse edhe e shkuara, edhe dhe e ardhmja është e përbashkët” tha Erdoan.

“Ne jemi të vendosur të shpëtojmë vendin tonë nga ky rrjet kriminelësh me pagesë që përdoren ashtu siç duhen nga ta që i japin lekët” tha presidenti turk.

Gjatë vizitës në Dijarbakër populli shfaqi një dashuri të madhe për Presidentin Erdoan.

Erdoan përshëndeti popullin me flamuj në duar të mbledhur përgjatë gjithë itinerarit të tij dhe shpërndau lodra dhe lojëra shahu për fëmijët që kishin dalë bashkë me familjarët e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit