Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia me rritjen e saj ekonomike ka bërë që agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të gabohen përsëri.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia me rritjen e saj ekonomike ka bërë që agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të gabohen përsëri.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim në Qendrën Kulturore Ataturk në Ankara me rastin e ceremonisë së inaugurimit kolektiv, i bëre thirrje popullit që ti japë një mësimin të madh disa vendeve të perëndimit që janë kundër Turqisë me anë të referendumit që do të zhvillohet në 16 prill.
Ai nënvizoi se Turqia me një rritje ekonomike prej 2,9% ka lënë pas vendet e Evropës dhe OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).
Ai bëri të ditur se vendet e Bashkimit Evropian janë limituar me një rritje 1,5% kurse vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në rritjen 1,7%.
Presidenti i Turqisë u shpreh edhe në lidhje me luftën kundër terrorit.
Ai tha se organizata separatiste terroriste PKK kërcënon banorët e rajonit të Anadollit Juglindor me armë, hap tunele për të kryer aktivitete terroriste, dëbon njerëzit nga shtëpitë e tyre për të hapur tunel nën to dhe për tu strehuar në këto tunele.
Ai shpjegoi se lufta kundër terrorit po vazhdon me sukses.
“Terroristët e PKK-së sot janë duke u groposur në gropat që kanë hapur vetë. Çfarë do lloj që të ndodhë, çfarë do lloj çmimi që do të paguajmë, ne terrorit do i japim fund. Shpresoj që ky të jetë sihariqi i 16 prillit” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.