-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ish-ministri kroat i mbrojtjes thotë se Serbia e ka ushtrinë shumë të dobët

Më të lexuarat

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ante Kotromanoviq ka thënë në një intervistë për “RTL Danas”, se SHBA-të janë importuesi më i madh i armëve nga Kroacia, ndërsa ushtrinë serbe e ka quajtur tepër të dobët.

“Kjo do të jetë interesante ta dëgjojmë – importuesi më i madh i armëve nga Kroacia është SHBA-të. Vetëm vitin e kaluar janë dërguar armatim në vlerë qindra miliona kuna në SHBA. Jo vetëm kjo, ne jemi edhe donator i madh i SHBA-së, kemi dhënë donacione edhe në ushtrinë e tyre, por edhe përmes tyre në Afganistan, Irak dhe Mali”, ka thënë ai.

Ish-ministri kroat i Mbrojtjes gjatë viteve 2011-2016 flet edhe për ushtrinë e Serbisë, e cila kohëve të fundit pret armatim nga aleati i saj Rusia, por kjo duket se nuk është aq brengosëse sipas tij, transmeton KosovaPress.

“Përndryshe, Vuçiq flet gjithçka, për këtë jemi dëshmitarë me vite. Kjo neve, në këtë moment, nuk duhet të na brengosë. Llogaritë tona janë më të mëdha se llogaritë në Beograd. Kanë ushtri më të madhe, por ata janë shumë larg. Kam parë se në çfarë gjendjeje është ushtria e tyre. Nuk e shoh këtë si ndonjë kërcënim”, ka thënë Kotromanoviq.

I pyetur se a do të thotë kjo se ushtria serbe është tepër e dobët, Kotromanoviq ka thënë se po.

“Po janë, dhe këtë e them me përgjegjësi”, është shprehur ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit