8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vladimir Putin, njeriu më i pushtetshëm i botës për 2012-ën

Më të lexuarat

Presidenti rus Vladimir Putin është shpallur njeriu me më shumë influencë në botë për vitin 2012, nga revista prestigjioze amerikane “Foreign Policy”.

Në fakt shefi i Kremlinit renditet i dyti në këtë listë, por revista vendosi të lerë bosh vendin e parë për këtë vit. Autorët shpjeguan se vendi i parë u la me qëllim bosh, sepse të gjithë po presin që dikush të marrë përsipër të jetë njeriu më i pushtetshëm i botës.

Ndërkohë kreu i Rezervës Federale Amerikane, Ben Bernanke, renditet i treti, i ndjekur nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vend të katërt, ndërsa presidenti amerikan Barak Obama i pesti. Në dhjetëshe renditen më pas sipas radhës, kreu i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi, sekretari i përgjithshëm i partisë komuniste, lideri suprem i Iranit Ali Khamenei, shefja e FMN-se Kristine Lagarde dhe mbreti saudit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit