4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Trump i jep leksion Merkelit për Turqinë

Më të lexuarat

“Në lidhje me refugjatët Turqia është vendi që ka bërë lëshime më shumë se sa të gjitha vendet evropiane”,- i tha Trampi Merkelit, kur kjo iu ankua për Turqinë.

Kanë dalë në dritë edhe disa nga detajet e takimit pa praninë e mediave të Kancelares gjermane Angela Merkel me Presidentin amerikan Danëlld Tramp (Donald Trump), realizuar të premten në kuadër të një vizite zyrtare të Merkelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Turqia po na kërcënon neve dhe Evropën me refugjatët. Kohët e fundit kemi tensione”, i tha Merkel Trampit, kurse ky i fundit iu përgjigj me këto fjalë: “në lidhje me çështjen e refugjatëve Turqia ka bërë lëshime më shumë se sa të gjitha vendet evropiane. Gjendja nuk është ashtu siç e pandehni ju”. Merkeli nuk e priste një përgjigje të tillë.

E habitur nga përgjigjja e Trampit, Merkeli e mbylli çështjen dhe e vazhdoi bisedën në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ndërkohë mos-shtrëngimi i dorës së Merkelit nga Trampi gjatë takimit të realizuar në Shtëpinë e Bardhë ishte edhe çështja më e diskutuar e ditës në opinionin publik dhe median amerikane.

Kur gazetarët kërkuan nga të dy liderët që të shtrëngonin duart para kamerave, Merkeli iu kthye Trampit dhe e pyeti “Ti shtrëngojmë duart?”, por Trampi nuk i ktheu përgjigje.

Në një postim që kishte bërë në Twitter pas vizitës së Merkelit në Amerikë, Tramp kishte shkruar se “Gjermania duhet të paguajë borxhet për mbrojtjen që NATO dhe ShBA i sigurojnë asaj”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit