Real Madrid fitore me vuajtje, shkëputet nga Barcelona

Më të lexuarat

Real Madridi ka marrë një fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në sfidën përballë Athletic Bilbaos në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të La Ligas spanjolle.

Të besuarit e Zinedine Zidanes kanë triumfuar 2-1 dhe tashmë shkëputen akoma edhe më shumë nga Barcelona e vendit të dytë.

Për “Los Blancos” shënuan Karim Benzema dhe Casemiro, ndërsa për vendasit mendoi Aritz Aduriz.

Pas kësaj fitore, Reali shkon në kuotën e 65 pikëve, 5 më shumë se Barcelona, që nesër përballet në “Camp Nou” me Valencian.

http://www.dailymotion.com/video/x5f6bb2_all-goals-hd-ath-bilbao-1-2-real-madrid-18-03-2017_sport

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit