0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mark Rutte fiton zgjedhjet në Holandë, emri i Erdoğan-it në fletët e votimit

Më të lexuarat

Mes përplasjes me Turqinë, kryeministri aktual holandez arriti të dalë fitues mbi retorikën tejet ekstremiste të Geert Wilders-it, duke kryesuar në zgjedhjet legjislative të së mërkurës.

Partia e tij qeverisëse e qendrës së djathtë, VVD, ka siguruar 33 vende në parlamentin 150-vendësh, përkundër 20 vendeve të fituara nga Partia e Lirisë e Wilders-it.

Por ndërsa partia e kryeministrit Rutte ka humbur tetë deputetë, ajo e Wilders-it ka shtuar pesë të tillë karahasuar me parlamentin e shkuar.

Pjesëmarrja në votime ishte më e larta e 30 viteve të fundit, më shumë se 80 për qind. Mark Rutte kremtoi fitoren mbi “llojin e gabuar të populizmit”, i përshëndetur nga udhëheqësit europianë.

“Fitore e qartë kundër ekstremizmit,” e cilësoi rezultatin presidenti francez, Francois Hollande.

Zgjedhjet, gjithsesi, e përcollën në një formë të prekshme tensionin me Turqinë, teksa u panë fletë votimi ku qe shkruar emri i presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Një dukuri e ndeshur dhe në ca zgjedhje të tjera në Europë, ku emri i presidentit turk është ndeshur rëndom në fletët e votimit, rrjedhojë e popullaritetit të tij përtej kufijve të Turqisë.

E përditshmja turke Yeni Şafak e përcolli përmes këtij titulli rezultatin e zgjedhjeve: “Një racist humbi, një racist fitoi…” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit