Njëzetetetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë dy ditëve festive.
Arrestimet kanë ndodhur për vepra të ndryshme penale, ndërsa me vendim të prokurorit publik, 18 prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e ndalimit.
Policia bënë të ditur se gjendja në komunikacionin rrugor gjatë datës 31 dhjetor dhe 1 janar ka qenë pa aksidente fatale.
Ndërkohë janë regjistruar mbi 100 aksidente me persona të lënduar e dëme materiale.
Gjatë ditëve festive, Policia e Kosovës ka ndermarrë veprime konform planit operativ të përgatitur nga struktura udhëheqëse e këtij institucioni.kohaislame