-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Përfitimet shëndetësore nga sallata e gjelbër

Më të lexuarat

Përfitimet shëndetësore nga sallata e gjelbër

1. Ndihmon në humbjen e peshës: Sallata e gjelbër është shumë e mirë për ata që janë në dietë, sepse ka shumë pak kalori, mesatarisht vetëm 10-50 për çdo shujtë. Sallata e gjelbër është po ashtu e pasur me ujë, duke i mundësuar trupit ta hidratojë më mirë veten. Sallata e gjelbër po ashtu përmban fibra që ndihmojnë tretjen dhe shtojnë ndjenjën e të qenit të ngopur.

2. Lufton sëmundjet: Sallata e gjelbër është përplot me beta-karoten i cili është një luftëtar i njohur i sëmundjeve. Sëmundjet e caktuara si katarakti, sëmundja e zemrës, sulmi në tru dhe kanceri mund të luftohen duke ngrënë sallatë të gjelbër.

3. Parandalon kancerin: Sipas American Cancer Institute dhe American Cancer Society, ushqimet e pasura me vitamina A dhe C mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Dhe sallata, duke përmbajtur këto dy vitamina me bollëk, sigurisht që mund të merret si ushqim antikancerogjen.

4. Ndihmon kapsllëkun: Sallata e gjelbër është një luftëtare e mirë e kapsllëkut. Është përplot me fibra dietike që i ndihmojnë zorrët të lëvizin më lirshëm. Po ashtu ndihmon tretjen. Sallata e gjelbër mund të dëshmojë që është e dobishme në trajtimin e mostretjes së acidit, artritit, kataraktit, problemeve të qarkullimit të gjakut dhe kolitit.

5. Ndihmon në rigjenerimin e indit: Ssallata e gjelbër është e pasur me magnez. Ky element ka një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e indeve, nervave, trurit dhe muskujve. Po ashtu mund të kontribuojë në shkurtimin e kohës shëruese. Ngrënia e sallatës së gjelbër po ashtu mund të nxisë ringjalljen e muskujve shumë të lodhur, indeve dhe nervave. Sallata e gjelbër në të vërtetë mund të konsiderohet si një shërues.

6. Lehtëson dhimbjen e kokës: Lëngu i sallatës së gjelbër, kur përzihet me vajin e trëndafilit dhe aplikohet në ballë, mund të ndihmojë të lehtësohet dhimbja e kokës dhe madje mund të sigurojë gjumë të shëndoshtë dhe të qetë.

7. Parandalon defektet e lindjes: Sallata e gjelbër është e pasur me acid folik, i cili është i njohur që ndihmon në parandalimin e defekteve të lindjes si ato nervore në fazat fillestare të shtatzënisë. Po ashtu parandalon aneminë.

8. Lufton pagjumësinë nervoze: Besohet që konsumimi i sallatës ë gjelbër mund t’ju ndihmojë për të ndalur pagjumësinë nervoze, pasi që përmban substancën që nxit gjumin të quajtur Lactucarium (ose “Opiumi i sallatës”).Është substancë e butë me efekt narkotik që është e pranishme në të gjitha llojet e sallatës së gjelbër. Romakët dhe egjiptasit e kanë përdorur këtë veçori duke ngrënë sallatë të gjelbër në fund të shujtës për të nxitur gjumin.

9. Ndihmon shëndetin e mëlçisë: Sallata e gjelbër po ashtu besohet që kontribuon ndaj shëndetit më të mirë të mëlçisë.

10. Trajton rënien e flokëve: Një përzierje e lëngut të sallatës dhe spinaqit thuhet të jetë e mirë për ata që kanë probleme me rënien e flokëve.

11. E qetëson dëshirën seksuale: Hulumtuesit në University of California kanë demonstruar në një varg eksperimentesh që derisa sallata e gjelbër ka efekt qetësues në nevojat seksuale, ka pasur një efekt çuditërisht të fortë kompensues në formën e një rritje të shkallës së fertilitetit. Edhe pse dy zbulimet mund të duken të jenë kontroverse, sallata e gjelbër shpesh sugjerohet që ndihmon meshkujt që vuajnë nga ejakulimi i parakohshëm.

12. Siguron vlera ushqyese gjatë shtatzënisë dhe gji-dhënies: Acidi folik i pranishëm në sallatë të gjelbër ndihmon të parandalohet anemia megaloblastike gjatë shtatzënisë. Është dëshmuar në shumë eksperimente me sallatë të gjelbër që nënat të cilat kishin konsumuar rregullisht sallatë të gjelbër nuk kishin anemi ushqyese. Një dobi e veçantë nga ngrënia e sallatës së gjelbër është që parandalon abortet spontane. Besohet që ka ndikim të madh në sekretimin e hormonit të progjesteronit. Ngrënia e sallatës së gjelbër me spinaq, shparg, bizele dhe lulelakër rrit acidin folik apo përmbajtjen e vitaminës B në ushqim. Është vlerësuar që rreth 300 deri 500 mcg e kësaj vitaminë kërkohet në ditë gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë. Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemi megaloblastike.

Ne nuk mundemi ose nuk duhet të gënjejmë duke thënë që i hamë ushqimet vetëm në bazë të efekteve tyre shëndetësore! Ndonjëherë, kemi tendencë t’i injorojmë vlerat ushqyese të ushqimeve tërësisht dhe të shijojmë diçka që kryesisht e kënaq shijen tonë. Dhe kjo është pse ne, “maniakët e shëndetit” sot, vazhdojmë të kërkojmë ushqime si sallata e gjelbër e cila u shton “kënaqësi” shqisave dhe shëndetit tonë në tërësi./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit