Laura Coward u arrestua në Alberta të Kanadasë në Gusht të vitit 2014, dy ditë pasi vajza e saj Amber Lucius rezultonte e zhdukur.Coward është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtore për vrasjen e vajzës së saj 9- vjeçare.
3 vite më parë, divorci mes gruas dhe babait të Amber, Duane Lucius sapo ishte finalizuar dhe ky i fundit kishte marrë kujdestarinë e plotë të vajzës.
Ajou tha miqve se po e nxirrte të bijën për shëtitje, por në të vërtetë e çoi atë në një vend izoluar ku i dha ilaçe gjumi dhe më pas i vuri flakën automjetit, ndërkohë që Amber ishte brenda në të.
Makina u zbulua nga një oficer policie i cili lexoi jashtë automjetit ku shkruhej: “Më ndihmoni. Ishte një aksident. Kam lënë çelësat brenda.”
Amber, siç tregoi dhe autopsia vdiq si pasojë e hipotermisë, asfiksisë dhe helmimit nga monooksidi i karbonit.
“Amber ishte totalisht e pambrojtur dhe i besonte verbërisht nënës së saj. Kjo është tradhëtia më e rëndë e një prindi”, ka thënë gjykatësi i çështjes, teksa dha verdiktindhe tha se ai duhet të reflektojë “neverinë dhe revolën e shoqërisë”.
“Si baba m’u desh të varrosja fëmijën tim dhe asgjë nuk mund ta kthejë atë mbrapsht”, ka thënë babai i Amber.