23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Futet në korsinë e kundërt në tunel, shqiptari vret 67-vjeçaren dhe plagoset vet

Më të lexuarat

Një i ri shqiptar i moshës 26-vjeçare ka qenë shkaktar i një aksidenti tragjik në tunelin Misox të Zvicrës, ku si pasojë një grua 67-vjeçare ka ngelur e vdekur. Në bazë të raportimeve të medieve vendase, 26-vjeçari që po udhëtonte në një makinë me targa Shqipërie, ka pësuar dëmtime të lehta.Sipas policisë, makina e shqiptari po udhëtonte në korsinë e kundërt dhe për pasojë ka shkaktuar përplasjen kokë më kokë me makinën tjetër që vinte nga Ticino, në kantonin Grisons të Zvicrës.
Gruaja 67 vjeçare vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa shqiptari u dërgua në spitalin San Giovanni në Bellinzona.
Rruga u mbyll për rreth 4 orë. Në vendin e ngjarjes shkuan 15 zjarrfikës dhe dy ambulanca.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit