Ministria e Jashtme e Kazakistanit ka njoftuar se raundi i katërt i bisedimeve për Sirinë në Astana do të mbahet më 14-15 mars.
Në njoftimin me shkrim nga Ministria e Jashtme e Kazakistanit thuhet se mbledhja për Sirinë do të mbahet më 14-15 mars dhe se në të, krahas shteteve garantuese, Turqisë, Rusisë dhe Iranit, presin pëlqimin edhe për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të regjimit të Bashar al Asadit dhe opozitës ushtarake.