Disa huliganë në orët e hershme të mëngjesit kanë sulmuar dhe demoluar Muzeun e Alfabetit në Manastir. Sulmi ndaj Shtëpisë së Alfabetit është kryer me koktej molotovi, ndërsa të gjitha dritaret e muzeut janë thyer, derisa kati i sipërm është përfshirë nga flakët, por pa dëme të konsiderueshme. Vendi i ngjarjes tashmë është rrethuar nga pjesëtarë të policisë, të cilët ndalojnë çdo qasje afër Shtëpisë së Alfabetit.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se katër persona të maskuar kanë qenë ata që kanë demoluar Shtëpinë e Alfabetit. Informatat policia i ka marrë nga kamerat e sigurisë, ndërsa si provë materiale është gjetur edhe shishja që ka pas koktej molotovi.
Kjo nuk është hera e parë që sulmohet dhe demolohet Shtëpia e Alfabetit në këtë qytet.