0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

10 gjërat që të ndodhin pasi bën mekate

Më të lexuarat

“Si pasojë e gjynaheve, njeriu përjeton disfata të shumta, siç do të ishte: mungesa e suksesit, dobësimi i logjikës, mosdallimi i së vërtetës, prishja e zemrës, dobësimi i kujtesës, humbja e kohës, braktisja e njerëzve, ndjenja e vetmisë dhe largimi i njeriut nga Zoti, mosplotësimi i lutjeve, ashpërsia e zemrës, humbja e begatisë së pasurisë dhe jetës, mospërvetësimi i diturisë, veshja e rrobës së nënçmimit, përçmimi prej armikut, ngushtësia e kraharorit, të sprovuarit me shoqëri të keqe të cilët e prishin zemrën dhe e zënë kohën, brengosja, mërzitja dhe plogështia e pareshtur, jetesa e vështirë, pesimizmi etj.

Shkujdesja ndaj përmendjes së Allahut është padyshim pjellë e gjynaheve, ashtu siç të korrat janë rezultat i ujitjes, ndërsa zjarri rezultat i lëndës djegëse. Krejt e kundërta e kësaj arrihet duke i kryer dispozitat e fesë e duke u përkujdesur për adhurimet.”[1]

Disa nga dijetarët kanë thënë: “Nuk ia kthen ndokush shpinën adhurimit të Zotit të tij, veçse do ta humbasë bereqetin e kohës, do t’i pakësohet furnizimi dhe do të jetojë jetë të vështirë.”[2]

Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Durimi për t’u ruajtur nga gjynahet, arrihet duke ndërmarr disa shkaqe…” Po sjellim për ty, lexues i nderuar, një përmbledhje të atyre shkaqeve, të cilat i ka përmendur Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!), por me pak ndryshime të nevojshme:

  1. Njohja e realitetit të mëkatit, e dëmeve dhe shëmtisë së tij.
  2. Të turpëruarit prej Allahut të Madhëruar.
  3. Përkujdesja për ruajtjen e mirësive, ndërsa gjynahet i shfarosin mirësitë.

Allahu i Madhëruar thotë:

“Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat), derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre…” Err Rra’d, 11.

Njëri nga të parët tanë të mirë ka thënë: “Një herë bëra një mëkat dhe më pengoi nga namazi i natës një vit.”

Ndërsa dikush tjetër ka thënë: “Mëkatova një herë dhe nuk mundja më të meditoja Kuranin…”

  1. Frikë-respekti ndaj Zotit dhe frika prej dënimit të tij. Dhe kjo nuk realizohet ndryshe, por veçse duke u pajisur me dituri fetare dhe sinqeritet. Allahu i Madhëruar thotë:

“Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët.” Fatir, 28.

Në lidhje me këtë, njëri nga të parët tanë të mirë ka thënë: “Mjafton për dituri të frikësuarit prej madhështisë së Zotit dhe mjafton për t’u cilësuar injorant, nënvlerësimi i madhështisë së Tij.”

  1. Dashuria për Allahun. Padyshim që dashuria për Allahun e Madhëruar është ndër shkaqet kryesore të cilat e ndihmojnë njeriun të bëjë durim duke u ruajtur nga gjynahet. Kjo sepse njeriu i bindet atij që do, e në këtë rast, dashuria duhet patjetër të shoqërohet me madhërim dhe përulje, ndërsa dashuria e cila është e zbrazët nga këto të dyja, është thjesht sipërfaqësore… Asgjë nuk e gjallëron zemrën, ashtu siç e gjallëron dashuria për Allahun e shoqëruar me madhërim dhe përulje ndaj Tij.
  2. Prej shkaqeve që e bëjnë njeriun të durueshëm për t’u ruajtur nga gjynahet, është edhe forcimi i vullnetit, dëlirësia e shpirtit dhe ruajtja e dinjitetit.
  3. Njohja e pasojave të shëmtuara dhe fryteve të hidhura të mëkatit, siç do të ishte: nxirja e fytyrës, errësimi i zemrës, ngushtimi i kraharorit, mërzitja, brengosja dhe vrerosja e përhershme, dhimbja në shpirt, hezitimi në të gjitha çështjet, çakordimi i çështjeve, pamundësia për t’ju kundërvënë armikut, zhveshja nga rrobat e krenarisë etj.
  4. Njohja e realitetit të jetës dhe faktit se ai në këtë botë është si shembulli i njeriut, i cili ka hyrë në një qytet apo vendbanim dhe shumë shpejt do largohet nga ai vend, apo si një udhëtar i cili pushon nën hijen e një peme e pastaj ngrihet e vazhdon rrugën.
  5. Maturia në ngrënie, pirje veshmbathje, fjetje, shoqërimin me njerëzit etj.
  6. Rrënjosja e pemës së besimit në zemër. Sa më i fortë të jetë besimi në zemrën e muslimanit, aq më i durueshëm është ai për të mos bërë gjynahe, ndërsa në të kundërt, kur besimi dobësohet, bashkë me të dobësohet edhe durimi… Kur pishtari i besimit e ndriçon zemrën dhe drita e tij shpërndahet anë e mbanë saj, gjurmët e asaj drite dallohen edhe në fytyrën dhe gjymtyrët e njeriut, të cilat e kanë më të lehtë t’i përgjigjen thirrjes për besim dhe devotshmëri. Pra, ato nënshtrohen lehtësisht dhe me zell, e pa sforco i kryejnë punët e mira. Madje, kur e tillë është gjendja e njeriut, ai lumturohet kur bëhet thirrja për adhurim, ashtu siç lumturohet i dashuruari me takimin e asaj që dashuron, madje ai bëhet sy e vesh që të dëgjojë thirrjen që e lumturon dhe përgatitet për të… Por, Allahu veçon me mirësitë e Tij kë të dojë, e s’ka dyshim që Allahu është Zoti i mirësisë së madhe…” [3]

 

[1] “Fevaidu el fevaid” f. 462.

[2] “Xhamiu ehkemi el Kuran” i imam Kurtubiut, Vëll. XI, f. 259.

[3] “Tariku el hixhratejni” f. 270-275.

Autor Ahmed ibën Hasen en Nehari

Libri:Gjynahu i kobshëm IMORALITETI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit