Kërkesat e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoninë e pëbashkët” mbeten të njëjta: jo për dygjuhësinë dhe mbrojtja e shtetit unitar. Protestuesit prej partive kërkojnë që ta largojnë platformën e cila është sjellë nga një shtet tjetër nën mbrojtjen e një kryeministri të huaj.
Iniciativa qytetare “Për Maqedoni e përbashkët” sot organizon protestat më masive në 21 qytete të Maqedonisë. Tubimi i pasdites përveç në Shkup organizohet edhe në Prilep, Kumanov, Shtip, Kërçovë, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles, Koçan, Kavadar, Negotinë, Shën Nikollë, Dellçevë, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Resnje, Radovish, Probishtip, Berov, Vallandov.
“I ftojmë të gjithë qytetarët të cilët e duan shtetin sot në orën 17 të dalin para Qeverisë së RM-së që të shfaqin revoltën e tyre kundër platformës shqiptare, sjelljen e dygjuhësisë, ndryshimin e himnit, emrit dhe stemës së Maqedonisë”, thuhet në paralajmërimin e protestuesve.