15.3 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Erdoğan kritikon ashpër Gjermaninë për anulimin e tubimeve

Më të lexuarat

Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me anulimin në Gjermani të aktiviteteve ku do të merrnin pjesë ministrat e ekonomisë dhe drejtësisë, ka deklaruar se këto vendime nuk janë të ndryshme nga vendimet e Gjermanisë naziste në të kaluarën, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në aktivitetin me temë “Gratë dhe Demokracia” i cili është zhvilluar në pallatin e sporteve Abdi İpekçi në Stamboll nga Shoqata Gruaja dhe Demokracia (KADEM).

“Në Gjermani nuk i lejojnë shokët tanë të flasin. Atëherë të mos i lejojnë. Pra kujtoni se votat në Gjermani do të dalin ‘jo’ në vend që të dalin ‘po’ duke mos i lejuar që të flasin? O Gjermani ju nuk keni lidhje as nga afër dhe as nga larg me demokracinë. Vendimet tuaja aktuale nuk janë të ndryshme nga zbatueshmëritë në periudhën naziste në të kaluarën, këtë duhet ta dini kështu”, u shpreh Erdoğan.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se “Ne nuk kemi nevojë të marrim, të përkthejmë, të kopjojmë model nga jashtë për të mbrojtur të drejtat e grave tona. Në qytetërimin dhe kulturën tonë kemi shembujt dhe praktikë të çdo lloji për të zhvilluar të drejta e grave në drejtimin që dëshirojmë.”

Duke u shprehur se një demokraci pa gratë dhe rininë jo vetëm do të jetë e mangët, por në të njëjtën kohë do të jetë edhe e paqëndrueshme, presidenti Erdoğan është shprehur se “Nëse do të më kërkoni që të përmbledh me një fjali sekretin e suksesit në historinë time politike do të theksoja se është ngaqë kam mundësuar të bashkoj gratë me demokracinë dhe me politikën, në të njëjtën mënyrë edhe bashkimin e të rinjve me politikën.”

Presidenti Erdoğan në fjalën e tij është shprehur më tej se “Vëreni vendet që tregojnë më shumë aktivitete në çështjen e të drejtave të grave në botë. Do ti shikoni se që të gjithë nga kjo pikëpamje kanë një të kaluar të errët dhe turpëruese. Një shoqëri që ka ardhur në ditët e sotme nga një qasje ku gruan nuk e pranonin si njeri, nga një hierarki e krijesave të gjalla ku e shtynin edhe prapa kafshëve. Por me sa duket të njëjtat shoqëri që sot mbrojnë të drejtat e grave në një mënyrë të zjarrtë, duket se këtë burim e kanë nga përpjekjet për të larë mëkatet e të kaluarës.”

“Dhuna ndaj gruas sigurisht që është një krim njerëzor”

“Ata që deri dje nuk e konsideronin si njeri gruan sot serish përpiqen të vendosin në një vend ndryshe gratë. Ata që deri dje gruan e vërenin si një send që shitet dhe blihet edhe sot po bëjnë skllavërinë moderne. Prandaj unë besoj se në këtë çështje qasja e Shoqatës Gruaja dhe Demokracia (KADEM) është mënyra më e drejtë dhe më e shëndetshme për të bërë që në kuadër të të drejtave të njeriut roli i gruas në shoqëri të fitojë vlerat që meriton. Dikush me insistim nxjerr në pah disa shprehje dhe shembuj të cilët i kanë interpretuar në këtë drejtim dhe vetëm për dhunën ndaj gruas. Por sigurisht që dhuna ndaj gruas është krim njerëzor”, ka theksuar presidenti i Turqisë./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit