1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA: Katërfishohen vdekjet nga heroina

Më të lexuarat

Vdekjet e shkaktuara nga mbidoza e heroinës në Shtetet e Bashkuara u katërfishuan nga viti 2010 deri në 2015-ën, sipas një raporti të ri.

Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësore thotë se kishte 12 mijë e 989 vdekje nga mbidoza me heroine në vitin 2015. Në vitin 2010, numri ishte 3,036. Në përqindje, heroina shkaktoi 8 për qind vdekje nga mbidoza me në vitin 2010 ndërsa tani përbëjnë 25% të vdekjeve.

Qendra përmend rënien e çmimeve dhe rritjen e përqendrimit të saj për rritjen e numrit të vdekjeve.Përveç kësaj, ekspertët thonë se ata besojnë se edhe epidemia e opioidëve shkaktuar nga ilaçet me recetë për lehtësimin e dhimbjes, mund të jetë duke i shtyrë njerëzit të përdorin heroinën që kushton shumë më pak.

“Shanset janë 40 për qind më të larta që të përdorësh heroine nëse fillon me ilaçet për dhimbjet”, i tha Rich Hamburg, nënpresidenti ekzekutiv për organizatën jofitimprurëse “Trust for America’s Health”, agjencisë së lajmeve Reuters.

“Heroina është pjesë e problemit më të gjerë të abuzimit me drogën”, shtoi ai.

Shtetet me përqindjen më të lartë të vdekjes nga mbidozat në vitin 2015, ishin Virxhinia Perëndimore, Nju Hampshër, Kentaki dhe Ohajo, sipas studimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit