3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Qëllimi i sulmeve të regjimit sirian është dëmtimi i procesit në Gjenevë”

Më të lexuarat

Shimali theksoi se fakti që Rusia nuk i përmbush premtimet e dhëna ndaj opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar ka një ndikim negativ në negociatat në Gjenevë

GJENEVË (AA) – Përfaqësuesi i turkmenëve në delegacionin e opozitës siriane e cila merr pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë, Muhammad al-Shimali thotë se regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad vazhdon sulmet dhe se qëllimi është të dëmtohet procesi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Gjenevë, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara (OKB) po mbahet raundi i katërt i bisedimeve të paqes për Sirinë.

Shimali theksoi se fakti që Rusia nuk i përmbush premtimet e dhëna ndaj opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar ka një ndikim negativ në negociatat në Gjenevë.

Ai rikujton se Rusia në bisedimet e paqes të mbajtura në janar në Astana u zotua për të parandaluar shkeljet e armëpushimit nga Assadi, por nuk e plotësoi këtë.

“Gjatë negociatave, regjimi kryen bombardime. Assadi bombardon zona në Siri. Civilët janë cak i sulmit. Regjimi në fakt godet edhe Gjenevën”, tha Shimali.

Përfaqësuesi i turkmenëve tha se në tre ditët e fundit ka patur sulme intensive në al-Waer, e cila i takon Homsit.

Ai vë në dukje se një numër i madh i njerëzve u vranë dhe u plagosën dhe rikujtoi se al-Waer tashmë katër vjet është nën rrethim nga forcat e regjimit.

Sipas tij, në al-Waer jetojnë dhjetëra mijëra njerëz por rikujtoi edhe në sulmet e forcave të regjimit në Qaboun dhe Berze, të cilat i takojnë Damaskut.

“Këto sulme janë në kundërshtim me premtimet ruse në Astana. Kjo situatë është reflektuar në negociatat në Gjenevë. Vendosja e armëpushimit në Siri është faktori më i rëndësishëm për hyrje në procesin politik”, ka thënë Shimali i cili bëri të ditur se shkelja e armëpushimit nga regjimi në al-Waer do ti raportohet të dërguarit të posaçëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Përveç kësaj, ai theksoi se turkmenët kanë përfaqësuesin e parë në opozitën siriane.

“Ne turkmenët besojmë në integritetin e territorit sirian. Ne mbështesim unitetin e popullit sirian. Ne kundërshtojmë përçarjen e unitetit për arsye etnike dhe sektare”, tha Shimali.

Raundi i katërt i bisedimeve për Sirinë në Gjenevë filloi më 23 shkurt edhe atë në takime të ndara të Mistura-s me palët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit