Me keqardhje të madhe sapo e mësova lajmin për sjelljen barbare të pushtetit ndaj shtëpisë shumë të rëndësishme botuese Logos -A.
Keqardhja ime është aq më e madhe sepse, si po dëgjoj, në këtë sjellje barbare ndaj jush, prandaj edhe ndaj kulturës shqiptare në Maqedoni në përgjithësi, marrin pjesë edhe pushtetarë shqiptarë.
Është kjo hakmarrje e mendjepakëve ndaj arteve , dijeve, kulturës në tërësi, por duhet te jesh i bindur se kjo sjellje e tyre barbare do te mbetet çka është: sjellje e turpshme që do ta dënojë rëndë kujtesa e popullit.
Akademik Rexhep Qosja.